• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Universitetin Bujqësor e përdorët për politikë, do ta kthejmë në detyrë

by Java News
27/10/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca parlamentare ka nisur me debate midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
“Vjen e tallesh këtu pasi tallesh fshatrave, jo jam me Partizanin, jo për gruan në shtëpi”, i tha Paloka.
“Unë jam me Partizanin jo me Ballin Kombëtar dhe kjo nuk është as sekret dhe as arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar e të bësh fitimtarin. Se në emër të Ballit Kombëtar vini e numëroni sa pula keni shqyer kur ishit në qeveri. E mirë bëni se vetëm atë dini të bëni e keni bërë dhe sot ketu jeni si pasardhës të lavdishëm të renegatëve e tradhtarëve”, u përgjigj Rama.
Kryeministri i bëri gjithashtu thirrje opozitëz që të jepte ndonjë ide zgjidhjeje për probleme e bujqësisë, në vend të kritikave.
Ai u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për politizim të Universitetit Bujqësor.

“Do të ishte mirë që Universiteti Bujqësor të mos ishte kthyer në një rrënojë politike për shkak të urrejtjes. Për ju ishte vetëm hapësira e lëmoshave, ndërsa për ne është hapësira e një zhvillimi që nuk bazohet tek lëmosha, por tek investimet e bazuara në logjikën e tregut”, ka deklaruar Rama.

Rama ka thënë se, ndryshe nga PD, që ndër vite e ktheu universitetin në një ndërmarrje të interesave të saj, qeveria e tij synon ta ringrejë atë.

“Ne jemi angazhuar në një bashkëpunim konkret me Universitetin Bujqësor, me rektorin e tij, për ta rikthyer në krye të detyrës dhe të jetë një vend ku zhvillohet praktika e standardeve europiane e ku referohet çdo sipërmarrës e fermer për të rritur cilësinë e prodhimit të tij”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka hedhur po ashtu poshtë akuzat e opozitës për rrënimin e sektorit të bujqësisë, duke thënë se kur pikërisht në kohën kur PD ishte në pushtet, ky sektor u shkatërrua nga ndërtimet “kuturu” dhe mungesën e investimeve për kanalet ujitëse e kullosëse.

“Vini këtu dhe kërkoni llogari në hava. Jeni ju shkatërruesit e shtetit në çdo sektor. Kur vini këtu mundohuni që përveç kritikave të jepni edhe ndonjë ide”, ka vijuar Rama, i cili u është përgjigjur edhe akuzave për kanabisin.

“Sa për kanabisin, mos u shqetësoni se nuk është ashtu siç thoni ju. Referojuni shifrave të eksporteve bujqësore, që janë më të lartat ndonjëherë”, ka shtuar Rama.

Next Post
U17, keqardhje italiane: Po punojmë për kombëtaren shqiptare

U17, keqardhje italiane: Po punojmë për kombëtaren shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In