• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ekonomia është në rritje, vendi në rimëkëmbje, 1 miliard euro investime në 2017

by Java News
30/12/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia është kryefjala e konferencës së fundit për shtyp që po jep kryeministri, Edi Rama, në përmbyllje të vitit 2016. Sipas tij, ekonomia për 2016 është aspekti më kuptimplotë i një aspekti reformash që kanë filluar të celin rrugën e re në drejtimin e duhur.

“Kemi një ekonomi që rritet në mënyrë të qëndrueshme. Rritja këtë vit mbyllet rreth 3.5% rritje. Kemi shënuar një kthesë kuptimplotë. Ambicia jonë është 5%. Paketa e solidaritetit është aspekti kuptimplotë i rritjes dhe rimëkëmbjes ekonomike përmes reformave të dhimbmshme. Është viti që e përktheu këtë ndryshim thelbësor në bazat e ekonomisë. Për këtë vit pati një rritje të konsiderueshme pagash dhe pensionesh. Paratë u spostuan nga arka e shtetit, tek arka e familjeve”, nenvizoi kryeministri.

Sipas tij, paketa e solidaritetit është një tjetër shëmbëlltyrë kuptimplotë e këtij aspekti themelor të vitit, që është ekonomia në rritje dhe në rimëkëmbje të qëndrueshme, një paketë që shkoi në funksion të shprehjes së detyruar të mirënjohjes për të gjithë ata më në nevojë, që në të njëjtën kohë i kanë dhënë mbështetja kuptimplotë reformave tona të dhimbshme e të vështira.

“Kostot e të cilave janë ata të parët që i kanë ndjerë drejtpërdrejt në jetën e tyre. 63 mijë pensionistë, familje në ndihmë ekonomike marrin një ndihmë solidare; fermerët e prekur nga sëmundja e lopëve, por edhe të përmbyturit u ndihmuan. Qeveria jonë nuk harron askënd. Nëse mundësitë nuk janë të ndihmojmë në çast, ne japim përgjigje sapo është e mundur. Një aspekt tjetër, është zerimi i kamatëvonesave për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, për personat me status të veçantë social” deklaroi kryeministri.

INVESTIMET 2017

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama premtoi investime në rrugë e bujqësi gjatë vitit 2017-të, kur tha se në ekonomi janë injektuar plot 1 miliard euro për të bërë të mundur realizimin e këtyre projekteve.

“Nuk i thashë të gjitha këto për të thënë sa i kënaqur jam por sa i pakënaqur jam, pasi potenciali është i jashtëzakonshëm. Jam i pakënaqur se sa më shumë të bëjmë ndjej,kuptoj dhe besoj se potenciali është i jashtëzakonshëm. Në kushte kaq të vështira nga një pikënisje dramatike kemi bërë këtë që kemi bërë mund të bëjmë edhe më shumë. Në këtë drejtim shkon edhe investimi prej 1 miliard eurosh vitin e ardhshëm, gjë që nuk ka ndodhur më parë, me një injektim që nga zona e bregdetit të jugut, Qarku i Vlorës, Gjirokastra, Berati dhe zona lart e Thethit, ashtu sikurse edhe në infrastrukturën rrugore me impakt të zhvillimit në funksion të bujqësisë ku do të fokusohemi në dy territore në Qarkun e Fierit dhe të Elbasanit”,- tha Rama.

Si do ndahet programi i investimit 1 miliard euro mandatin e ardhshëm
Programi i madh i investimeve publike prej 1 mililardë euro do të çelet vitin e ardhshëm, duke shënuar një injektim financiar në ekonomi që sipas kryeministrit Edi Rama, s’ka ndodhur në 25 vjet. Ai tha se investimet do të japin impakt në infrastrukturën rrugore, zhvillimin e turizmit, atë arsimore dhe shëndetësore.

Infrastruktura turistike
Investime në funksion të turizmit që nga zona e bregdetit të jugut, gjithë zona e qarkut të Vlorës, Gjirokastra, Berati dhe zona e lartë e Thethit.

Infrastruktura rrugore
Rindërtimi i infrastrukturës rrugore do të jetë e përqendruar në dy territore, në Qarkun e Fierit dhe  Elbasanit, në partneritet me shoqërinë private.

Infrastruktura shkollore
rindërtimi i plotë i 100 shkollave. Do të ccelë rrugën për të hyrë në një fazë të dytë, për të mbullur përfunfdimiht nevojën për infrastrukturën për shkolla standarde në të 28 mijë km e Shqipërisë

Infrastruktura shëndetësore
Do të ndërtohet një Spital Ekslence rajonal në Qarkun e Fierit dhe në ndërtimin e 10 qendrave shëndetësore ekselence në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Me. Ar

Next Post
Trump kthjellohet, me Obamën kundër Rusisë

Trump kthjellohet, me Obamën kundër Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In