• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Reformat, e vetmja rrugë për të kuruar sëmundjet e rënda yë Shqipërisë

by Java News
25/03/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me përfitues të Paktit Kombëtar të Mirëqënies Sociale në Vlorë, kryeministri i vendit Edi Rama tha se reforma sociale e këtyre viteve të fundit ka rezultuar pozitive për shtresat në nevojë. Ai theksoi se reformat janë e vetmja mënyrë për të kuruar sëmundje të rënda kronike duke theksuar se qeveria do vazhdojë me reformat, por së pari duhet vettingu.

Që është bërë shumë nuk diskutohet, që mbetet shumë për t’u bërë nuk diskutohet. Por nuk diskutohet që ka dhe shumë për të humbur nëse nuk vazhdohet me reformat. Janë e vetmja rrugë për të kuruar sëmundje të rënda kronike. Nuk jemi në kushtet kur mund të themi se sektorët janë ripërtërirë tërësisht dhe mund të fillojnë të gjenerojnë por jemi në kushtet kur mund të them nga njëra anë është ndalur hemorragjia, janë riaktivizuar funksionet vitale të shtetit. Tani duhet të vazhdojmë me këmbëngulje çdo hap për të rimëkëmbur organizmin e shtetit.

Duhet të çlirojmë drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe politikanëve të korruptuar. Është e rëndësishme për popullin shqiptar të nisë zbatimi i vettingut”, tha Rama.

Rama nuk ngurroi të akuzonte qeverinë e mëparshme, sipas të cilit “kushtet që trashëguan ishin larg të qenit të mira”. Ai tha se qeveria e mëparshme paratë për shtresat në nevojë, i bëri rrush e kumbulla për fushatë.

“Këtu në Vlorë kemi një institucion model të shërbimit social. Kushtet që trashëguam vendin ishin larg të qënit të mira për të na mundësuar më shpejt ato që ne duam të bëjmë. Në Britani, trajtimi i shtresave në nevojë është rregulluar me ligj, në mënyrë të unifikuar në shekullin e 17. Që prej atëherë, ka ligjin për të varfrit dhe ky ligj është baza e një zhvillimi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të marëdhënies mes shtetit dhe njerëzve në nevojë. Në Shqipëri vetëm 4 vite më parë ishim 4 shekuj mbrapa krahasuar me Britaninë dhe vende të tjera të Europës. Nuk kishim një kornizë ligjore. Personat që duhet të ndihmoheshin, nuk përfitonin dot ndihmë. Dhe po ashtu edhe persona të tjerë,që nuk duhet ta merrnin këtë ndihmë e përfitonin atë në mënyrë abuzive. Edhe ajo ndihmë që jepej, nuk shpërndahej në kohë. Paratë që duhet t’i jepeshin njerëzve në nevojë u bënë rrushë e kumbulla për fushatë. Por në këto vite, është ndërtuar një sistem kompakt i shërbimeve sociale.  Skemat sociale sot do kishin falimentuar pa reformën sociale. Ne jo vetëm nuk do kishim mundësi për të 3-fishuar ndihmën ekonomike, por as nuk do mbanim në këmbë sistemin e pensioneve,” tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se Vlora është për t’u marrë shembull për shkak të sistemit dhe shërbimit të institucionit dhe vetë punës së Inesit. “Kemi raste të konsiderueshme ku kemi ndërhyrë për të ndihmuar njerëz mes vështirësive të mëdha. Nëse do të ishim nisur thjesht strikt nga ligji nuk do kishim mund të bënim gjë”, tha Rama.

Next Post
Kryeministri me televizion ‘privat’? Rama me TV të personalizuar

Kryeministri me televizion 'privat'? Rama me TV të personalizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In