Kryeministri ka zgjedhur të përshëndesë ndjekësit e tij në facebook me një fotot të Gurit të Legjendave të Përmetit, që sipas tij shume shpejt do t’i rishfaqet qytetit i rilindur.
Ja çfarë shkruan ai.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të djelë të qetë me këtë imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit, që shume shpejt do t’i rishfaqet qytetit i rilindur
Përmes programit të Rilindjes Urbane kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit, restaurimin e rrënojave të hershme mbi të, aksesin e sigurtë nga vizitorët dhe një ndriçim të magjishëm pas perëndimit të diellit. Kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartvizita europiane e Përmetit të rilindur”, shkruan Kryeministri Rama.
a.ç











