• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Lekët ose e hodhëm në FB”, nxënësja e klasës së 8 shantazhohet me video intime

by Java News
02/04/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nxënëse e klasës së tetë në një shkollë periferike në kryeqytet është detyruar të japë shuma parash 100-2500 lekë të rinj dhe paketa cigaresh dy djemve për shkak se është “gjobitur” nga dy djem.

Dy djemtë që kanë shantazhuar të miturën, Erald R. dhe Ervin R., kanë qenë bashkëmoshatarë të saj, një prej të cilëve ish-i dashuri.

Ngjarja është shënuar në vitin 2015 dhe për këtë rast kanë përfunduar si të pandehur dy adoleshentët Eraldo R. dhe Ervin R.
Ata janë gjykuar nga Shkalla e Parë dhe së fundmi edhe nga Apeli për Krimet e Rënda, ku janë deklaruar të fajshëm për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe u dënuan me 1.5 dhe 1 vit burg.

Për shkak të moshës së mitur, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e tyre në Shërbim Prove për një periudhë 2.5 dhe 2-vjeçare.

GJOBA

Gjetja e dy paketave cigaresh në duart e një nxënëseje të klasës së tetë, K.A., në ambientet e shkollës nga drejtoresha ka zbuluar më pas historinë tronditëse, ku e mitura ishte përfshirë. Duke u shfajësuar, ajo ka rrëfyer se paketat nuk ishin të saj dhe se duhet t’ua dorëzonte ato dy djemve, një prej të cilëve ish-i dashuri i saj, të cilët e kërcënonin me publikimin e një videoje intime, shkruan panorama.

Të dyve ajo herë pas here u jepte edhe shuma parash. Me tej është njoftuar policia, e cila ka bërë ndalimin e dy minorenëve, që në orën e pushimit kanë ardhur të marrin “gjobën”. Sipas arsyetimit të gjykatës, vajza e mitur ka krijuar një lidhje dashurore me një prej djemvegjatë së cilës kanë konsumuar edhe marrëdhënie seksuale.

“Gjatë kësaj lidhjeje ata shoqëroheshin shpesh të tre, ku shtetasi Erald R., në dijeninë dhe të tyre, iu bënte fotografi me telefonin e tij celular gjatë çasteve intime.

Duke i bërë presion nëpërmjet këtyre fotografive, presion ky i shtuar me pretekstin se dispononin dhe video gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të pandehurin Erald R., të pandehurit Erald R. dhe Ervis K., në marrëveshje ndërmjet tyre, kanë detyruar shtetasen K.A. t’u japë atyre lekë dhe paketa cigaresh”, thuhej në dosjen gjyqësore.

a.ç

Next Post
Zgjedhjet në Kavajë/Nënkryetari i Bashkisë mund të jetë kandidati i PS për kryetar

Zgjedhjet në Kavajë/Nënkryetari i Bashkisë mund të jetë kandidati i PS për kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com