• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Protesta i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe shpresë Shqipërisë

by Java News
13/12/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në kuvend se protesta e studentëve i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe shpresë Shqipërisë

Ndërkohë që studentët protestojnë para parlamentit, Rama ripërsëriti ftesën për dialog.

Rama tha se qeveria e ka zgjidhjen për studentët, por finalizimi i saj bëhet vetëm me dialog

“Adashi im në mbiemër, Rama Luan, tha se studentët duhet të na nxjerrin jashtë, por juve ju kanë nxjerrur jashtë me kohë. Dje janë formuar organet e drejtësisë së re, KLGJ dhe KLP. Propozimet e opozitës janë të refuzuara. Janë propozime për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë. Shoqëria kërkon zgjidhje, por ajo nuk vjen nga doktoresha Kryemadhi, profesor Lulzimi, apo profesor Qorri. Opozita kërkon vetëm bllokim zgjidhjesh. Qeveria zgjidhjen e ka por do e jape me dialog“, deklaroi Kryeministri Rama

“Të tetë pikat janë të realizueshmë dhe ne jëmi gati t’i realizojmë. E thashë unë tani, tani shikoni vazhdimin, plotëso pikat, ne nuk takohemi. Po si bëhet plotësimi i pikavem në çfarë forme? Qeveria nuk është në konflikt me studentët, por sy e veshë krah studentëve. Por që të ketë zgjidhje reale duhet që një grup pune të ndjekë hap pas hapi zbatimin për zgjidhjen e pikave, por kujt t’ja themi? Duhet ta flasim me studentët ku të dalë një marrëveshje e kalendarizuar dhe të ketë përgjegjës për çdo pikë, ku përgjegjësi jep llogari. E kjo arrihet me dialog, sepse këto zgjidhje duhet të kenë përgjegjës. Të plotësohet çdo pikë patjetër, të plotësohet çdo kërkesë patjetër. Po pastaj? Tarifat, kaloriferët, bibliotekat nuk e zgjidhin problemin e universitetit. As qeveria vetëm jo. As rektorët e dekanët, por të gjithë bashkë.”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë mësohet se ka ngritur një grup pune për përgatitjen e dokumenteve në lidhje me kërkesat e studentëve, por insistoi se duhet dialog.

Gjithashtu, dje qeveria miratoi marrëveshjen 3 milionë euro me qeverinë gjermane për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve në Tiranë.

Protesta e studentëve riktheu sot në parlament edhe 8 deputetë të opozitës, të cilët shpëtuan edhe djegien e mandateve.

4 deputetë të PD dhe 4 deputetë të LSI ndodhen në seancën plenare sot në Kuvend duke thyer kështu bojkotin pas 5 muajsh. Nga deputetët e PD në seancën e sotme marrin pjesë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagoge) Izmira Ulqinaku dhe Ervin Salianji. Ndërsa nga LSI, Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili dhe Kejdi Mehmetaj.

Kërkesat e studentëve

1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online
3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19
7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Javanews/a.çupaj

Next Post
Thirrja e SHBA: Prokurorët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLP-në

"Humbni lotarinë nëse …", ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In