• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH/ PD: Provokim i panevojshëm ndaj Kosovës! Begaj të informohet pse e shkarkoi Kurti

by Java News
17/03/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi që Rama i bëri presidentit Bajram Begaj për të emëruar në krye të SHIK-ut, Vlora Hysenin e cila është shkarkuar më herët nga Kurti në Kosovë, ka sjellë reagime të deputetëve të Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, deputeti, Gazment Bardhi shkruan se presidenti, Begaj duhet të informohet mbi arsyet e largimit të Hysenit nga posti i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës. Ai tha se ky institucion nuk mund të jetë nën kontrollin personal të Ramës.

“Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni.

Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë.

Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare”-shkruan Bardhi.

Në një tjetër reagim, deputeti, Kreshnik Çollaku e quajti propozimin e Ramës si një provokim të panevojshëm ndaj institucioneve të Kosovës.

“Ky rast më duket nje provokim i panevojshëm nga Shqipëria karshi institucioneve te Kosovës.  Është jashtë cdo arsyeje që kjo të ndodhë.  Midis institucioneve të dy vendeve tona duhet sa me shume bashkepunim e bashkërendim,ndersa gjeste të tilla stimulojnë konflikt të panevojshëm dhe të dëmshëm”- shkruan Çollaku./m.j

Next Post
Dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Gjermanisë/ Vuçiç e Kurti takohen sërish pas 1 viti, Scholz fton dy liderët në Berlin

Takimi në Ohër/ Kurti e Vuçiç, kërcënimi final: Ja dokumenti ‘non paper’ në tryezë për firmë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Dy dele,
    Dy dele,
    Treqind pare,
    Çoju Bardho,
    Çoju Bardho
    Hidh një valle,
    Merr Kreshnikun,
    Merr Kreshnikun,
    Dorë, për dore,
    Jeni bërë,
    Jeni bërë,
    Si legena fare…..

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In