• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama propozim italianëve: Furnizim me ujë nga Shqipëria (Video)

by
15/09/2015 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë tashmë mund të zgjerohet edhe më tej, aq sa vendi ynë të furnizojë me ujë rajonet e Italisë. Ky është propozimi i guximshëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë sot rajonit të Pulias gjatë takimit ndërkombëtar ditën e sotme “Rrugët e reja të Levantes. Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit”, që u organizua gjatë panairit “Fiera del Lavante”.

Gjatë takimit me presidentin e rajonit të Pulias, Michele Emiliano në qytetin e Barit, Rama ka propozuar një bashkëpunim mes dy vendeve duke shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë dhe aftësinë inxhinierike të Italisë.

Sipas asaj që theksoi Rama në fjalën e tij, bëhet fjalë për krijimin e një menaxhimi të përbashkët të rezervave ujore, ku Shqipëria do t’i ofrojë Pulias furnizim me ujë të pijshëm.

“Në Shqipëri ka ujë me një cilësi të mirë. Kemi menduar që ky mund të jetë një ndër projektet më të mëdha midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky projekt shpresojmë që të rrëzojë dhe barrierat, ku shumë italianë duhet të vizitojnë Shqipërinë kjo dhe falë tarifave shumë të lira”, u shpreh Emiliano.

Po ashtu, Rama është shprehur se janë rreth 40 mijë biznese të vogla në Itali të drejtuar nga shqiptarët që japin një kontribut prej 3.2 miliardë euro në vit me anë të taksave.

“Kemi shumë projekte në mendje, por ne duhet të themi pak fjalë dhe të bëjmë shumë punë”, tha Emiliano.

Në fund të panairit, Rama bashkë me presidentin e Rajonit të Puglias dhe kreun e bashkisë së Barit, inauguruan bulevardin me emrin “Shqipëria”.

Next Post

Shkëlzen Berisha ironizon Ramën: 1500 euro një pikturë, 1300 euro një shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com