Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot një përshendetje speciale per ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, duke u uruar mëngjesin me pamjet fantastike nga bregdeti i Shqipërisë. Pamje, pjese e transmetuesit më te madh te guidave turistike “Lonely Planet”.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video dedikuar bregdetit tonë të mrekullueshëm, publikuar nga gjigandi botëror i industrisë së guidave turistike dhe udhëtimit, Lonely Planet,” shkruan Rama në Facebook.
Por komentuesit i kane gjetur menjehere problemet, teksa i kujtojne Rames situaten aspak te favorshme jo vetem per turistet, por edhe vete shqiptaret. /ma.me











