• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Po punohet për t’i hapur rrugë ligjit për sponsorizimet në sport e kulturë

by A R
18/03/2018 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të arena sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, aktivitet i organizuar nga Akademia Goga Basket.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha se nuk e priste këtë surprizë dhe infrastrukturën dinjitoze të pallatit të ri të sportit, duke theksuar se do ti hapet rruga një ligji për sponsorizimet në sport dhe kulturë.

“Nuk e mendoja që do gjeja një infrastrukturë dinjitoze të një pallati sporti në të gjithë kuptimin e fjalës dhe mirënjohja i shkon ideatorit dhe të shërbejë kjo për t’u shtuar në të gjithë vendin. Shpresoj që zv/ministri i sportit të jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe bashkë me komunitetin e basketbollit t’i hapim rrugë një ligji për sponsorizimet në sport dhe në kulturë dhe të jetë një rrugë për më shumë mbështetje financiare për sportin. Duke parë angazhimin e madh të figurave të njohura të sportit në komunitetin e basketbollit, kjo është një mundësi e madhe për financim, por dhe të tërheqim më shumë fëmijë në këtë sport, siç është basketbolli”, tha Rama.

Më tej, Rama shtoi se do ti jepte një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Igli Goga, që ka nderuar një legjendë të basketbollit Shqiptarë. Dhimitraq Goga, ka qenë plejada e parë pas luftës e që e ka ngritur basketbollin në nivele ndërkombëtare.

Akademia Goga Basket ka ndërtuar një kompleks sportiv modern ku zhvillohen aktivitete kulturore dhe sportive.

Prikli Goga, ideatori i Goga Basket  tha në fjalën e tij se, “nuk është e thjeshtë të merresh me sport por fal mbështetjes së miqve arrita të bëjmë këtë. Pallati i Sportit në Durrës ishte i vogël për ne dhe në arritëm të bëjmë këtë pallat sporti”, tha ai.

Ndërsa, Viron Beshani, president i Komiteti Olimpik tha se kjo është e jashtëzakonshme. “Ne kemi ngritur zërin tonë për të bërë më shumë për sportin, por ka 28 vite që nuk është bërë shumë, por kohët e fundit gjëra po ndryshojnë, po investohet në sport”, tha ai.

Presidenti i FSHB, Avni Ponari tha se për federatën është ditë me emocione sepse, Igli Goga diti të tregojë se biznesi di të bëjë një pallat sporti modern. “FSHB i jep medaljen dhe  mirënjohjen”.

Sot në Durrës u inaugurua arena sportive “Dhimitraq Goga” , i cili do të ketë një kapacitet prej 700 spektatorësh me qëllim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Next Post
AXHENDA/ Çelja e negociatave me BE, Rama dhe Bushati të martën në Bruksel

AXHENDA/ Çelja e negociatave me BE, Rama dhe Bushati të martën në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

January 29, 2026
The Telegraph: Si po i ndjek Ivanka gjurmët e të atit, 1,4 miliardë $ investime në Shqipëri

The Telegraph: Si po i ndjek Ivanka gjurmët e të atit, 1,4 miliardë $ investime në Shqipëri

January 29, 2026
Tentoi të dilte nga Shqipëria me 45 mijë euro, procedohet penalisht shtetasi grek

Tentoi të dilte nga Shqipëria me 45 mijë euro, procedohet penalisht shtetasi grek

January 29, 2026
Ishte pasagjer në makinë dhe ra në lumin Mat, Kosova ndihmon për gjetjen e Jurgen Karajt

Ishte pasagjer në makinë dhe ra në lumin Mat, Kosova ndihmon për gjetjen e Jurgen Karajt

January 29, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

January 29, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“21 Janari ende pa drejtësi”, Gogu: Çdo vit nderojmë 4 protestuesit e vrarë me duar në xhepa në bulevard

January 29, 2026
“Isha i lumtur me Liridonën, s’isha në makinë kur…”, Naim Murseli dëshmon në gjykatë

“Isha i lumtur me Liridonën, s’isha në makinë kur…”, Naim Murseli dëshmon në gjykatë

January 29, 2026
Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake

Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake

January 29, 2026
Çfarë duhet të dini për virusin vdekjeprurës Nipah, pas shpërthimit në Indi

Çfarë duhet të dini për virusin vdekjeprurës Nipah, pas shpërthimit në Indi

January 29, 2026
Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In