• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Po mbajmë me dhëmbë çmimin e energjisë, nuk ka më asnjë hapësirë për të hequr taksa

by A R
08/03/2022 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë për shtyp mëngjesin e kësaj të marte, Kryeministri Edi Rama tha se qëllimi dhe detyra e qeverisë është të mbrojë Shqipërinë që përshkallëzimi ushtarak të mos mbërrijë në i kufijtë tanë.

Ai riktheksoi se mbajtja e çmimit të aktual të energjisë po mbahet me “dhëmbë” dhe tha se në kushtet aktuale nuk ka asnjë mundësi për të hequr taksa.

“Impakti i asaj që po ndodh atje është qartësisht i prekshëm këtu në ekonominë e vendit dhe detyrimi ynë është që të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka. Nuk është as vullneti ynë, nuk është as në mundësitë tona që ta shmangim, duhet ta përballim. Dhe duhet të kemi bindjen që siç ia dolëm me dy përballjet e tjera, do t’ia dalim. Nuk e zgjodhëm as tërmetin, nuk e zgjodhëm as pandeminë. Këtë nuk e zgjodhëm jo e jo. Kjo është më e keqja nga të treja, por duhet të kemi më shumë vendosmëri dhe besim e me shumë mundësi do ia dalim. Ndërkohë që me të drejtë që të gjithë shqetësohen për çmimin e naftës dhe i kërkojnë qeverisë të bëjë diçka, madje ka edhe propozime absurde për të hequr taksat e naftës. Kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë deri tani dhe nuk ka sesi ta bëjë deri tani asnjë qeveri tjetër rreth e rrotull dhe më gjerë. Po mban të palëvizur në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit se sa të naftës, çmimin e energjisë për  familjarët dhe për bizneset e vogla. Kjo kushton çdo ditë shumë. Çdo ditë shumë! Dhe kjo kosto përballet falë kontributeve se është kollaj të themi të heqim këtë, ndërkohë që kemi hequr gjithçka që kemi mundur nga të gjitha llojet e taksave dhe nuk ka më asnjë hapësirë për të hequr asgjë. Kemi me zero taksë mbi fitimin, me zero TVSH për biznesin e vogël, kemi çuar pagat deri në 400 mijë lekë me zero. Kemi përgjysmuar taksën mbi pagën 500 mijë lekë. Nuk ka ku lëvizim më nga pikëpamja e heqjeve. Ne nuk jemi thjesht në kushte vëzhgimi, jemi në kushte përpjekje të vazhdueshme. Me dhëmbë po e mbajmë çmimin e energjisë kur i thonë fjalës sepse është çmim i një malli që mundësia për të ndërhyrë është aty pasi nuk është si nafta që janë komplet operacione të sipërmarrjes private”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Çmimi i energjisë/ Balluku flet me shifra: Po blejmë në treg me 500 euro MWh, nga 52 euro. Pritet të shkojë në 1 mijë euro

Çmimi i energjisë/ Balluku flet me shifra: Po blejmë në treg me 500 euro MWh, nga 52 euro. Pritet të shkojë në 1 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

September 7, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

September 7, 2026
Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

September 7, 2026
Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

September 7, 2026
“Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Nuk preferohet vetëm bregdeti/ Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com