• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama përtej vaksinës!

by
31/03/2021 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eldon Gjikaj

1. Sot, Edi Rama, kryeshërbëtori i qeverisjes së Shqipërisë, ia ka dalë mbanë të projektohet politikisht përtej vaksinës. Si përtej?! Njimend përtej! Sepse sot, kur pandemia, si një makth vrastar shumëpërmasor (politik, ekonomik, psikologjik, social, etj.), ka kapluar mbarë globin, Shqipëri ka nisur çmontimin e saj përmes vaksinimit masiv të popullatës. Është rekordi maksimal i kësaj qeverisjeje në mandatin e dytë dhe i kryeshërbëtorit të saj, që mbërriti në këtë cak, bajagi të lakmuar prej qeverive të shumë vendeve, sot e gjithë ditën.

2. Mbërritja e Shqipërisë në këtë standard shpjegohet shkurt e qartë me vullnetin çapraz të Ramës si lider qeverisës, për të përballur sfida “përtej të mundshmes”. Brendashkruar vullnetit, element substancial në këtë sukses është dimensioni i staturës së tij politike ndërkombëtarisht, që dora dorës ka mundur ta selisë dhe ta projektojë krejt ndryshe nga çdo pararendës. Me gjasë kemi të bëjmë, zyrtarisht, me një “anti-model”, sendërtuar si një miksazh unik i artikulimit të pakompromis për çështje mjaft sensitive, rajonale e më gjerë, pleksur me sjellje eksentriko-egocentrike, me këpucë, a poture protokoll-thyese. Por ja që ky “anormalitet” diplomatik ka sjellë faktorizmin në rritje të Shqipërisë, që do të thotë besueshmëri, partneritet, prioritet, lidhje biletarale mbi bazën e karizmës së ndërsjellë mes lidershipeve. Pasoja: sigurimi i vaksinës në kohë rekord .

3. Politizmi i vaksinimit gjatë kësaj fushate elektorale mbetet një fenomen i qëndrueshëm, që dita ditës po njeh interpretime dhe mbi-intepretime nga më grotesket. Rama, për të cilin, tashmë, vaksina është “missione compiutto”, po asiston në qendra vaksnimi duke nxitur skeptikët e keqkuptuar që ta kryejnë atë dhe të mos çoroditen prej keqinformimit konspirativo-opozitar.
Opozita, nga ana tjetër, me oratorë çakërqejf e pendlëmuar, po rreket ta “helmojë” këtë rekord qeverisës që barazohet me shpresë dhe jetë për të gjithë shqiptarët. Politikisht dhe elektoralisht kjo është një qasje dritëshkurtër, që pashmangshëm do të reflektohet edhe në rezultatin përfundimtar të 25 prillit.

4. “Ajo që nuk na vdes na bën më të fortë” shkruan Niçe në një nga aforizmat e tij. Shqiptarët po e largojnë dita ditës fatalitetin nga përditshmëria e tyre. Tashmë shihet dritë në fundin e tunelit, që deri pak më parë sterroste frikshëm. Patjetër që sfida është ende në fillesa, por premisa është premtuese, madje shumë.

Next Post
Balla: Kemi ulur papunësinë në nivelin më të ulët historik, problemi i Bashës është matematika

Balla: Kemi ulur papunësinë në nivelin më të ulët historik, problemi i Bashës është matematika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In