• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Kemi ulur papunësinë në nivelin më të ulët historik, problemi i Bashës është matematika

by
31/03/2021 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një bashkëbisedim mbi sfidat dhe vizionin e PS për punësimin, si edhe ndikimin e pandemisë në këtë sektor në Elbasan.

Balla vuri në dukje se edhe pse nën ndikimin e pandemisë, në qarkun e Elbasanit numri i të punësuarve ishte më i lartë se sa në vitin 2019.

“Edhe pse viti 2020 ishte shumë i vështirë për shkak të efekteve nga pandemia, dua të them që përmes Drejtorisë Rajonale te Punësimit ne kemi arritur që të punësojmë 1341 të punësuar rishtaz në Elbasan dhe ndërkohë që në rast se në vitin 2012 ne kishim vetëm 400 biznese që i referoheshin zyrës së punës, gjatë vitit 2020 ishin plot 3245 subjekte që iu referuan zyrës së punës për të marrë profesionistët që ata kanë nevojë.

Nga vitit 2017 deri në vititn 2020, në Elbasan janë punësuar plot 7646 djem e vajza, burra e gra përmes zyrës së punës, nga të cilët 3831 janë gra dhe vajza, nga programet e nxitjes së punësimit 1392 të punësuar, nga pagesa e papunësisë 415 të punësuar, nga ndihma ekonomike pra që kanë dalë nga kjo punë dhe kanë hyrë në punë 946 dhe nga komuniteti rom ose egjiptian 468, për ne komuniteti rom dhe egjiptian mbetet një komunitet për tu adresuar sepse aty gjenden një pjesë e mdhe e atyre që jetojnë në një varfëri akute.

Normalisht që të shkojmë në këto shifra ka qenë shumë e nevojshme të ndërmerren një sërë masash ku formalizimi zë një pjesë të rëndësishme. Gjatë 2020-tës përmes aplikimeve online në e-albania ne kishim 52 subjekte dhe 192 punëkërkues pa punë ku përmes aplikimeve u gjet mënyra e ndëridhjes së tyre dhe punësimit ndërkohë që si total ishin plot 12500 paga lufte të shpërndara në Elbasan në 3 paketa, në një shifër prej 6.7 milionë dollarësh, të dhëna përreth 4537 subjekte.

Ndërkohë që për studentët e sapodiplomuar kemi arritur të konkretizojmë një prej pikave të paktit për universitetin. Pagat, duke arritur që praktikat 6-mujore të paguhen përmes zyrave të punës, të paguhen në vlerën 50% të pagës minimale. Duke qenë se ne synojmë ta rrisim pagën minimale në 400 mijë lekë në mandatin e ri, studentët qësapo mbarojnë shkollën dhe duan të bëjnë praktikë do të përfitojnë 200 mijë lekë, gjatë kohës së praktikës, e cila ka një kohë të limituar. Ndërkohë që për personat me aftësi ndryshe u financohet 100% e pagës minimale për 12 muaj pa i kushtëzuar aspak nga statusi që ata kanë.  Në Elbasan efektet e pandemisë gjatë vitit 2020, ishin shumë pak të ndjeshme në aspektin e asaj që mbetet objektivi thmelor i yni në Elbasan, punësimi. Në 31 dhjetor 2020 kishim më shumë të punësuar sesa kishim në 31 dhjetor 2019. Në rast se në nivel global efekti i drejtpërdrejteë i pandemisë ishte goditja e vendeve të punës, në Elbasan nuk ndodhi kështu. Kjo nuk do kishte qenë e mundur nëse qeveria nuk do të kishte futur në qarkullim përmes pagave të luftës, por edhe me fondet e mbështetjes, garancisë sovrane, bizneseve që të garantonin vendin e punës.”, tha Balla.

Ai nuk kurseu as ironitë për kreun e PD, Lulzim Basha ku tha se ai kërkon 300 mijë vendet e punës të premtuara nga PS, por problemi i tij, sipas Ballës,  mbetet Matematika. Balla gjithashtu vuri në dukje faktin që qeveria ka ulur nivelin e papunësisë në nivelin më të ulët historik, në rang kombëtar.

“Ne betejën për punësimin e kemi fituar pjesërisht, ne e kemi ulur nivelin e papunësisë në rang kombëtar në nivelin më të ulët historik, duke arritur në 31 dhjetor 2019, në nivelin 11%, një nivel që padyshim ka qenë padyshim një përpjekje e madhe. Ajo që degjoni shpesh nga gojëtarët e opozitës se ku i ka PS 300 mijë vendet e punës të krjuara prej vitit 2013, mjafton të hapni librat e sigurimeve shoqërore dhe të shikoni që krahasuar me 31 dhjetorin e vitit 2012, në sistemin e sigurimeve shoqërore për vitin 2019 ne kishim plot 282 mijë më shumë të siguruar dhe të punësuar në tregun e punës së Shqipërisë. Që do të thotë që ja ku janë 300 mijë vendet e punës që Luli i kërkon, por problemi i tij është matematika dhe sa herë që të ketë shifra, Lulit i sugjerohet që të mos hyjë në debat për shifrat se po hyri në debat për shifrat e dimë pastaj ku përfundojmë.”, theksoi Balla./ b.h

Next Post
Kim: Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura për mbështetjen mbi Reformën në Drejtësi

Kim: Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura për mbështetjen mbi Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In