• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për gazetën italiane: Ndihma për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës

by Java News
01/04/2020 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në një çast kur është vërtet i nevojshëm solidariteti, shtetet nuk mund të rrinë secili në dhomën e vet, në këtë shtëpi europiane”, shprehet kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “Panorama”.

“Ndihmat për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës”, shprehet Rama duke shpjeguar se përse nisi 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë.

“Ju përmendët si model Nënë Terezën e Kalkutës, që ia vlen ta kujtojmë që ishte shqiptare, në vendimin për të dërguar mjekët shqiptarë”, e pyet gazetarja.

“Do të thosha se kur bën këtë punë, këtë stërmundim, këtë mision, nuk është e lehtë dhe kur ke të bësh me probleme të ndërlikuara dhe probleme që janë rezultat i shumë e shumë viteve mungesë reformash, ndonjëherë, ndihesh shumë keq, i rrethuar vërtetë nga errësira. Pastaj, kemi edhe atë thënien e jashtëzakonshme të saj që thotë: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz qiririn”. Pra, nëse gjithësecili do të ndizte një qiri, nuk do të kishte më errësirë. Pra, ne bëmë pikërisht këtë gjë, ndezëm qiririn tonë, që nuk do të zgjidhë kushedi se çfarë në të ftohtin që rrethon këtë katedrale të errët italiane në mes të Europës, që qëndron aty si për të treguar se në çfarë gjendjeje të dhembshme është vetë Europa, kur përballet me probleme që shkojnë përtej aftësive të saj, për të bërë këto kompromise, për të marrë këto vendime, por, gjithsesi, ma mbush zemrën plot”, deklaron Rama.

“Mirënjohjen them se prisja, por tërë këto brohorima dhe emocione sinqerisht, jo”, shton ai.

“Për më tepër, ju arritët një mrekulli, bashkuat të majtën dhe të djathtën italiane”, shprehet gazetarja.

“Ndoshta, ajo që i bëri bashkë ata është indiferenca e Europës dhe sjellja vërtet e pakuptueshme e ndonjë shteti europian, që nuk arrin të dalë nga korniza gati teologjike. Në një moment që ka nevojë për solidaritet, shtetet nuk mund të rrinë secili në dhomën e vet në këtë shtëpi europiane, ndërkohë që vjen lajmi se njëra dhomë po digjet. Çfarë bëjnë , shikojnë secili dhomën e vet, kjo nuk është e mundur. Besoj se ky ishte një motiv i rëndësishëm në gjithë këto brohorima e emocionuese që na kanë prekur thellësisht”, – tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “kur m’u desh t’i përgjigjesha, shumë e shumë vite më parë, pyetjes “Si është për mua Shqipëria e së ardhmes, Shqipëria e fëmijëve të mi”, unë iu përgjigja “Italia ështe në mes”. Më thanë “Por çfarë do të thotë kjo” dhe unë iu përgjigja “Mosmiratim gjenial”, sepse të bëhesh zviceran apo gjerman, me tërë respektin, do të ishte një mërzi shumë e madhe. Ne jemi absolutisht të lumtur që jemi pranë Italisë, jemi ushqyer me atë që është kultura italiane, e kemi ëndërruar Italinë në mënyrë ideale, , pastaj na u desh ta njohim në mënyrë reale, por nuk pati asnjë problem, ajo është e fantastike”.

Më pas , Rama, u shpreh se “besoj se gjyshja ime, ajo ishte një katolike e zellshme dhe që më fliste italisht që në vegjëli, që më thoshte se nga ana tjetër e detit janë të kaltrit tanë, do të jetë e kënaqur të shohë që nga parajsa se, më në fund, erdhi një çast që Shqipëria e saj të shihet nga Italia si një qiri.

“Dhe, që ta dini, edhe ajo ndizte qirinj”, tha Rama për gjyshen e tij e cila quhej Veronika.

Next Post
Veliaj jep lajmin e mirë për familjet në nevojë, Bashkia Tiranë fal qiratë e banesave sociale për marsin dhe prillin

Veliaj jep lajmin e mirë për familjet në nevojë, Bashkia Tiranë fal qiratë e banesave sociale për marsin dhe prillin

Comments 1

  1. Eljaz says:
    6 years ago

    Bravo tane Shqiptart nihen krenar prej EDI RAMES

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In