• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për ‘Financial Times’: “Çmenduri” nëse BE nuk pranon rajonin, kërcënohemi nga Rusia

by A R
23/03/2018 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kërkuar BE fillimin e bisedimeve për hapjen e negociatave, si pjesë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor për të forcuar sigurinë evropiane.

Në një intervistë për Financial Times, Edi Rama thotë se do ishte çmenduri për BE të dështojë të integrojë një vend në epiqendër të rrugëve te emigrimit dhe që shihet nga Rusia me një ‘çmim strategjik’, shkruan javanews

Kryeministri argumentoi se Tirana zyrtare ka luftuar fuqishëm kundër problemeve të drogës dhe korrupsionit në drejtësi, duke e bërë Shqipërinë një kandidat serioz që përmbush ambiciet e Brukselit për shtetet e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në vitin 2025.

“Do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë“, tha në një intervistë, kryetari i qeverisë, duke theksuar se Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedimet për pranimin në BE .

“Tani, ajo që duam është thjesht të shpërblehemi për atë që kemi bërë – dhe që procesi të jetë i drejtë ”

Rama i bëri thirrje Komisionit Evropian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të pranimit në kohë në mënyrë që krerët e BE ta miratojnë atë në samitin e tyre të qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinjë në uljen e flukseve të emigrantëve në bllok, duke shtuar se interesi dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor – ndonëse ndonjëherë I ekzagjeruar – ishte e vërtetë.

“Moska kurrë nuk heq dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit – e cila nuk shihet nga shumë nga BE, me përjashtim të [kancelarit gjerman] Angela Merkel, – tha Rama, shkruan javaneës

“Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet i anashkaluar më tepër nga Europa”- thotë Rama.

Rama argumentoi se Shqipëria kishte bërë “përparim mahnitës” në shkatërrimin e kultivimit të kanabisit dhe rënien e shkallës së vrasjeve. Ai shtoi se problemet e Shqipërisë me heroinën dhe kokainën nuk ishin “të veçanta” krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Rama pranoi se lufta kundër korrupsionit ishte një “luftë e përhershme”.

Kryeministri tha se kishte shpresë për marrëveshje së shpejti me Greqinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi ujërat territoriale në detin Jon dhe kompensimin për pronën e çamëve, një pakicë shqiptare muslimane e dëbuar nga Greqia veriperëndimore gjatë luftës së dytë botërore.

“Deri në verë shpresoj se do të gjejmë gjithçka”, tha ai, duke shtuar se vendi i tij dhe Greqia ishin ende teknikisht në luftë, falë një ligji të dytë të luftës botërore. “Pra, 70 vjet histori nuk do të jetë më pengesë për rrugën drejt së ardhmes”.

Përktheu Javanews.al/a.ç

Next Post
Berisha i bën ‘gropën’ vetes, denoncon përmbytjet me një foto të 2011

Berisha i bën 'gropën' vetes, denoncon përmbytjet me një foto të 2011

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Shtatë forca speciale për të shoqëruar Erion Veliajn shtatë metra!

VIDEO / Shtatë forca speciale për të shoqëruar Erion Veliajn shtatë metra!

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In