• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Das Magazin” Rama: Unë më pak i rëndësishëm se Lu? Jo, jam më i gjatë se ai!

by Java News
03/06/2016 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama sërish ka folur për një media perëndimore. Kësaj radhe për “Das Magazin”, një shtojcë javore e gazetës zvicerane “Tages Anzeiger” dhe disa gazetave të tjera zvicerane. Ashtu si në shtator të vitit 2015, kur kishte folur për një gazetë rajonale zvicerane, edhe gazetarëve të “Das Magazin” Rama u ka thënë atë që mendon për Zvicrën: “një vend monoton”, madje kësaj radhe e ka sforcuar pak tonin – sipas tij Zvicra është “monotone për vdekje”. Në hyrje të intervistës gazetarët tregojnë se ishin të befasuar me disponimin e keq të kryeministrit shqiptar gjatë intervistës. Biseda mbaron me këto fjalë të Ramës: “Tani, për fat të keq, më duhet t’ju përzë”.

Intervista e Ramës, e cila botohet të numrin e së shtunës, vjen në fund të një jave kur të gjitha gazetat e botës e kanë lavdëruar Zvicrën si shtet solid, funksional, me politikanë të përgjegjshëm. Shkas për këtë valë lavdërimesh ishte hapja e tunelit më të gjatë në botë të enjten (57 kilometra). “Zvicra e turpëron Europën”, shkroi gazeta konservatore “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke qortuar gjermanët që ende s’po arrijnë ta përfundojnë as aeroportin e Berlinit, as hekurudhën e re që në drejtim të Baselit. Për italianët të mos flasim fare: pjesën e tyre të punës nga Milano deri në kufirin me Zvicrën ata nuk e kanë përfunduar ende.

Për hapjen e tunelit dhe për të gjitha projektet e mëdha infrastrukturore politikanët zviceranë e kanë dëgjuar mendimin e popullit të shprehur në referendum. Ramës nuk i pëlqen kjo. “Çmenduri! Për çdo ide që ke duhet të organizosh referendum”.

Edhe këtë herë Rama përmend filmin “Wag the Dog” me Robert De Niron, ku “të gjithë ne shqiptarët jemi të çmendur dhe kriminelë». Në gusht 2015 Rama e kishte kujtuar të njëjtin film kur i kishte dhënë intervistë “Süddeutsche Zeitung”, pastaj kishte shtuar: “Ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone. (…) Derisa të jetoj unë ne nuk do të arrijmë që gjermanët të vijnë në Shqipëri, sepse shpresojnë në një jetë më të mirë. Udhëtimi do të shkojë përherë në drejtimin tjetër. Nuk mund ta mendojmë më të ardhmen vetëm brenda kufijve të vendit tonë. (…) Do të isha i lumtur nëse shqiptarët do të kishin mundësi të punonin në Gjermani. (…) Nuk jam magjistar”.

Çfarë bie në sy: në gati çdo intervistë kryeministri i Shqipërisë flet fjalët e njëjta, jep shembujt e njëjtë, arsyetimet e njëjta, kryesisht cinike.

Në vijim disa nga përgjigjet e Edi Ramës nga intervista në “Das Magazin” të “Tages Anzeiger”.

Për Zvicrën: “Si kryetar i Tiranës njëherë kam kaluar andej (nëpër Zvicër, v.j.) dhe mendova: këtu s’dua të jem kurrë kryetar Bashkie. S’ke çfarë të bësh”.

A do të përkrahni Shqipërinë I apo Shqipërinë II në Kampionatin Europian të Futbollit? “Shqipërinë I, pa dyshim. Madje dy vëllezër do të përballen, kjo është mjaft bizare. (…) Ekipi i Zvicrës ka më shumë përvojë. Do të ishim të kënaqur me rezultatin 1:1”.

Për vëllezërit Xhaka: «Do të dëshiroja t’i shihja këta dy vëllezërit të luajnë bashkë për Shqipërinë. Më kujtojnë shqiponjën në flamurin tonë: njëri shikon Shqipërinë, tjetri Zvicrën”.

Talentin e shqiptarëve të Kosovës për futboll Rama e shpjegon me historinë e emigrimit. Kosovarët kanë emigruar shumë më herët, ata kanë pasur shansin të mësojnë këtë lloj sporti në mënyrë profesionale në shoqëritë përkatëse perëndimore.

I pyetur nëse në Shqipëri diskutohet për faktin se kosovarët luajnë kundër shqiptarëve në ekipin kombëtar, Rama i bie shkurt: “S’po e kuptoj pyetjen”. Në sqarimin e gazetarëve se në Zvicër e djathta politike thotë se në ekipin kombëtar ka shumë të huaj, Rama përgjigjet: “Ndoshta orët dhe ekstremistët e djathtë janë e vetmja gjë origjinale në Zvicër? Për ju shpresoj të mos jetë kështu”.

Për imazhin: “Kush dëshiron të përmirësojë imazhin, duhet të ndryshojë veten. Duhet ta zhvillojmë vendin, rajonin. Po punojmë për këtë. Po përparojmë, ngadalë, por pandërprerë. Shqiptarët dhe kosovarët e zellshëm që punojnë jashtë vendit për çdo ditë japin kontributin e tyre. Gjendja nuk është e njëjtë si në vitet ’90 kur shumë shqiptarë janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe kësisoj i kanë krijuar bazat për paragjykimet e tmerrshme ndaj shqiptarëve”.

Arsyen e papunësisë në Shqipëri Rama e sheh te diktatura që zgjati më shumë se 4 dekada. I pyetur nëse është korrekte të thuhet se Rama është personi i dytë për nga rëndësia në Shqipëri pas ambasadorit amerikan, ai thotë: “Çfarë thoni? Unë jam më i madh se ai. Së paku sa i përket gjatësisë trupore».

Dhe vazhdon me përralla cinike:

«I duam amerikanët. Së paku sot kështu. Enver Hoxha, ish-diktatori ynë, gjatë një gjysmë shekulli ka bërë reklamë falas për SHBA-të, duke i mallkuar ato për çdo ditë. Madje edhe t’i biesh saksofonit ka qenë e ndaluar. A ka diçka më atraktive se të hysh në lojë me djallin?”

Në vijim të intervistës Rama përmend si sukses të qeverisjes së tij reformën në fushën e energjisë, lavdëron qasjen e Angela Merkel ndaj refugjatëve, thotë se një ndër rreziqet më të mëdha është injoranca e Europës ndaj myslimanëve, mendon se “politika është fantastike”, “një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve” – dhe në fund analizon veten e tij: «Jam në një situatë shizofrene mes artit dhe politikës dhe shpresoj shumë se më pret edhe një jetë e tretë. Një jetë në të cilën nuk duhet të ketë kundërthënie mes dy poleve. Por për të arritur këtë më duhet t’i them lamtumirë politikës».

Në këtë intervistë Edi Rama ka folur sërish edhe për Donald Trumpin…/Dita

Next Post

Bllofi i Zhejit dhe gafa me fotot e përgjuesit të Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In