• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: PD tregon përralla nga e kaluara, ne bëjmë reforma historike

by
12/06/2015 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fieri ishte ndalesa e radhës e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në turin e saj të preznatimit të kandidatëve për zgjedhjet vendore. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama premtoi vijimin e reformë administrativo-territoriale me zgjerimin e kompetencave për kryetarët dhe këshillët e bashkive të reja.

Duke u ndalur tek kundërshtarët e PD, Rama tha se fushata e opozitës është më e  trishtueshmja pasi sipas tij kjo parti po i tregon përralla nga e kaluara qytetarëve.

“Ju e shihni këtë fushatë në dy pamjet e veta. Njëra është e fushatës sonë ndërsa pamja tjetër është pamja e trishtueshme e fushatës së PD-së, e cila këmbëngul të vazhdojë të tregojë përrallë nga e kaluara që shqiptarët e ndëshkuan me 1 milion vota në 23 qershor 2013, dhe ka dal në Shqipëri duke kërkuar budallenj që t’i bind se në 21 qershor është vota për të pasur taksat më të ulëta në botë për t’i marrë dritat thuajse qyl”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tha se kandidati Armando Subashi ka një program dhe vizion për Fierin, për të cilin do të gjejë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë.

“Asnjë shkollë nuk u mbyll se erdhi kryeministri këtu! Asnjë listë me mësues nuk u hartua se erdhi kryeministri këtu”, tha Rama.

Ai u ndal edhe tek ndarja e re territoriale, që sipas tij, i jep një mundësi historike fshatit.

“Asnjëherë fshati nuk ka pasur mundësinë që i jep reforma jonë historike, ku për herë të parë fermerët do të kenë pranë mbështetjen, që nuk e kanë pasur kurrë, përmes bashkive të reja dhe kryetarëve të bashkive. Jemi të vendosur që reformën ta çojmë më tutje, që të japim shumë më tepër pushtet për bashkitë dhe kryetarët e bashkive, të ndajmë përgjegjësitë dhe detyrat mes nesh që të zgjedhurit tuaj vendorë, të jenë të rëndësishëm që të kenë mundësi të bëjnë ato detyra”, tha Rama.

Sakaq në fjalën e tij, edhe kreu i LSI Ilir Meta kërkoi një pjesëmarrje masive më 21 qershor.

“Ndërsa të tjerët shpifin e shajnë, ne propozojmë zgjidhje dhe mundësitë më të mira për familjet e Fierit. Këtu e vetmja fjalë, dhe që nuk ka nevojë të thuhet, është fjala “fitore”, ndaj unë po e mbyll duke uruar një fitore të thellë dhe të jashtëzakonshme që do të vijë përmes një pjesëmarrjeje të gjerë dhe të jashtëzakonshme”, tha kreu i LSI-së.

Next Post

Konsumimi i tepërt i mishit rrezik për shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com