• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: PD-së i janë prerë kontaktet jashtë vendit dhe është braktisur nga shqiptarët. Zgjedhjet në 18 qershor, vettingu hap negociatat

by Java News
14/05/2017 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në komunikimin e përjavshëm në facebook, kryeministri Rama ka deklaruar se PD është braktisur nga SHBA-BE dhe shqiptarët. Një ditë pas protestës së 13 majit, duke iu referuar edhe letrës së komisionerit Hahn,  Rama tha se e vetmja gjë me rëndësi këto ditë është mesazhi i ndërkombëtarëve sipas të cilëve, zhbllokimi i Vetting-ut do të vendosë fatin evropian të Shqipërisë.

“Kjo që kaloi ishte një javë shumë kuptimplotë për Shqipërinë që duam. Letra e Hahn , moment kulmor i marrëdhënieve të BE me popullin tonë. Hahn u përpoq të bindë PD të kthehet në rrugën e zgjedhjeve. Nuk ja vlen të flasim për ata që ndodhi, por për rëndësinë e letrës së Hahn, si shprehje e paekuivoke e BE për të mos lejuar ngecjen e Shqipërisë. Mesazhi i SHBA-BE shumë i qartë, zhbllokimi i vettingut do të vendosë fatin e Shqipërisë. Bllofi i PD se nëse nuk futet në zgjedhje, Shqipëria kthehet pas, nuk ka funksionuar. PD po humb terren dhe demokratët po e braktisin liderin e tyre dhe grupin e politikanëve në një bunker prej plasmasi. Jashtë vendit, PD-së i janë ndërprerë të gjitha kontaktet serioze. Askush nuk merret më me PD, dhe s’ka ngelur forcë e madhe në Europë që të kuptojë që PD është avokatja e fundit  e sistemit të vjetër të drejtësisë. Kurrën e kurrës nuk do të jetë shansi i askujt për të marrë peng zgjedhjet,”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se qëndrimi i prerë dhe në bllok i BE është në mbrojtje të zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Demokracia është mundësia e gjithkujt për të marrë pjëse në zgjedhje, por jo shansi i dikujt për të marrë peng zgjedhjet. Qëndrimi i prerë në bllok i BE në mbrotje të zgjedhjeve të 18 qershorit. Evropa i ka vlerësuar reformat dhe efektet e tyre në këto vite qeverisje”, tha Rama.

Rama deklaroi se PD nuk ka shans të bllokoje as zgjedhjet e 18 qershorit, as vettingun dhe as rrugëtimin ne qeverisë. “Parlamenti i parë pa PD-në do të zhbllokoje mënjehere vettingun”, tha Rama.

“PD nuk ka shans të bllokoje as zgjedhjet e 18 qershorit, as vettingun dhe as rrugëtimin ne qeverisë. Parlamenti i parë pa PD-në do të zhbllokoje mënjehere vettingun. 18 qershori të kthehet në ditën e agimit të drejtësisë së re. Pas 18 qershorit vendi hyn në një cikël të ri ekonomik. Kjo fushatë zgjedhore është e pazakonshme, zhvillohet mes atyre që i duan zgjedhjet dhe atyre që nuk i duan, mes atyre që duan shtet dhe atyre që duan rrëmujë. PD është gati që ta rindaje edhe njëhere vendin nga Evropa”, tha Rama.

Kryeministri u beri thirrje shqiptareve qe te marrin pjese te gjithe ne votime.

“Kjo fushatë në thelb është vendimtare për historinë tonë, pasi luhen interesat e mëdha të Shqipërisë. Zgjedhjet e 18 qershorit, rëndësi strategjike. Të gjithë të marrin pjesë në zgjedhjet, për të vendosur fatin evropian të Shqipërisë që duam.”, deklaroi kryeministri/javanews.al/a.ç

Next Post
FOTO/ Rama urim për Ditën Kombëtare të Drejtësisë dhe një mesazh për çadrën…

Komentuesi sfidon Berishën: Shkoni futuni në zgjedhje, provoni sa i fortë jeni. Ja si përgjigjet ish-kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com