• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, OK kërkesës së PD për të dëshmuar në komisionin hetimor për CEZ

by Java News
28/12/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Rama ka pranuar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita dhe ka objektiv hetimin e zgjidhjes së marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ. Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit, Edmond Spaho dhe nesër në orën 11:00 do të dëshmojë.

Kreu i qeverisë do të pyetet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje duke shmangur arbitrazhin. Qeveria aktuale arriti marrëveshjen me Çekinë, pas një konflikti të trashëguarnë kohën e qeverisë Berisha, me kompaninë çeke të Shpërndarjes së energjisë CEZ-Group.

Çekia hoqi dorë nga arbitrazhi me Tiranën zyrtare të nisur pasi Enti Rregullator i hoqi licencën në Janar të vitit 2013. Sipas marrëveshjes së arritur me palën shqiptare CEZ-i çek i transferoj shtetit shqiptar 76 % të aksioneve që zotëroheshin prej tij. CEZ-i kaloi kështu nën kontrollin e një shoqërie të re, e cila do të paguajë 87.1 milionë euro.

Kjo shumë, e cila nuk del nga buxheti i shtetit, por nga vetë shoqëria që mori CEZ, do të shlyhet me këste për 4 vite me interes 7.9 milionë euro, duke e çuar shifrën totale të dëmshpërblimit ndaj Çekisë në 95 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama deklaroi asokohe se marrëveshja me CEZ shpërndarje i ka shpëtuar Shqipërisë miliona euro. Gjithashtu Rama u shpreh se marrëveshja e arritur mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme.

Por, Edmond Spaho, kryetari i Komisionit Hetimor akuzon qeverinë dhe kryeministrin duke u shprehur se Edi Rama po bën gjithçka për të prishur seancat e Komisionit, sepse e vërteta e kësaj afere është tronditëse dhe e bën atë përgjegjës për 450 milionë euro të shqiptarëve, detyrime te pranuara nga vete CEZ, që ai i fali kompanisë çeke.

Sipas opozitës, pakti tregon se përveçse CEZ ju falen të gjitha detyrimet prej 450 milion euro ju është dhënë edhe 100 milion euro shpërblim për këtë mega aferë korrupsioni.
Debatet në distancë parashikojnë që nesër pritet që të jetë një seancë e fortë mes kryeministrit dhe anëtarëve të komisionit të ngritur nga PD.

Kujtojmë që në të njëjtën kohë është ngritur edhe një tjetër komision hetimor nga shumica për privatizimin e sektorit në 2008-09 nga qeveria Berisha te CEZ, ndërsa për të dëshmuar ishte edhe ish-kryeministri pak javë më parë.

ma.me

Next Post
Përgjigjet Fevziu: Pse Berisha nuk vjen në emisionin “Opinion”

Përgjigjet Fevziu: Pse Berisha nuk vjen në emisionin "Opinion"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In