• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nuk jemi aty ku duam në Bujqësi, por kemi ndryshuar si nata me ditën

by Ardit Rada
26/01/2021 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e sotme “Ekonomia në fokus” për sektorin e bujqësisë në vend dhe mbështetjen që i ka dhënë qeveria.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Rama tha se para se të vinte në pushtet raporti eksport-import ishte 7 me 1, ndërsa tani ky raport është 3 me 1.

“Nëse e shohim sektorin me sytë e të ardhmes, nuk jemi aty ku duam, nëse e shohim me sytë e të shkuarës, ndryshimi është si nata me ditën. Ka shumë për të përmirësuar, por duhet të shkojmë përpara për të mos u ndalur, për të mos bërë mbrapa, sepse nuk ka kohë as për pushim, as për të ndryshuar rrugë. Kjo është rruga qartësisht e drejtë dhe faktet e shifrat flasin. Nuk ka formula magjike dhe e vetmja formulë për t’i bërë gjërat të ndryshojnë dhe për ta bërë ndryshimin të prekshëm për të gjithë është puna. Puna këmbëngulëse me durim.

Dua të përqendrohem në një rezultat, që besoj i shpjegon të gjitha. Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, sa i përket prodhimeve bujqësore, ndërsa sot raporti është 3 me 1. Gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me atë që prodhohet në vend. Kjo tregon se kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend. Nga ana tjetër, nuk ka se si të jetë ndryshe, kur toka e punuar, që prodhon, është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 7 vite më parë, si rezultat i investimeve masive që janë bërë për të çuar ujin atje, por si mbështetje edhe për të gjithë ata që punojnë tokën.

Sot, nëse shohim të gjithë elementet e mbështetjes, që qeveria garanton për njerëzit që punojnë tokën, mbështetja është e shtrirë nga A te Zh. Me dhënien e naftës falas për fermerët në sasinë e barabartë me çka atje paguanin për taksën e qarkullimit, për taksën e mjedisit dhe për akcizën brenda çmimit të naftës, faktikisht mbështetja është e strukturuar në të gjithë elementet e vet, njësoj si në vendet e BE. Mbështetja do vijë duke u rritur, por kjo rritje bazohet te mundësitë, dhe këto të fundit rriten me punë. Rritja e vendeve të punës cilësore, me paga më të mira, dhe rritja e pagave në tërësi, është vetëm rezultat i rritjes së mundësive”, tha Rama./a.p

Next Post
Përgjimet e Ndraghetas/ Rama: Drejtësia ka folur qartë. Ata që kanë prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi…

Përgjimet e Ndraghetas/ Rama: Drejtësia ka folur qartë. Ata që kanë prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

February 2, 2026
A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In