• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Maliqi: Me këto zgjedhje do të “goditen” kundërshtarët e reformës në drejtësi

by Java News
16/06/2019 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama pranon se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk do të jenë më të mira për shkak të mungesës së kundërshtarëve, por me to siç thotë ai do të “goditen” kundërshtarët e reformës në drejtësi.

Gjatë një takimi në Mali ku ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për këtë Bashki, Gëzim Topçiu, i cili kandidon për një mandat të gjashtë, Rama tha se Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi synojnë që të pengojnë hapjen e negociatave, pasi sipas tij, menjëherë pas hapjes së tyre janë kapitujt ku kërkohen rezultate konkrete për drejtësinë.

Rama: Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak. Këto janë zgjedhje vendore por për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer edhe në zgjedhje politike dhe atdhetare sepse më 30 qershor nuk dot ë vendoset thjesht se kush do të drejtojë bashkitë por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme.

A do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme ajo e 30 viteve të shkuara ku politikanët kanë bërë çfarë kanë dashur me Kushtetutën dhe ligjin, ama përsëri edhe një herë ata kanë synuar dhe synojnë të ngrihen mbi ligjin dhe jo vetëm kaq, duke sharë, kërcënuar, turfulluar dhe mallkuar marrin peng një popull të tërë për të marrë peng vetë Shqipërinë.

Këto duken fjalë në një fushatë, por në fakt jo, janë fjalë që burojnë nga e vërteta e kësaj situate. Dy vite më parë, ikën nga Parlamenti dhe thanë se nuk do të pranonin të hynin në zgjedhje pa ikur unë nga zyra, por ndërkohë, qëllimi ishte të merrnin peng Vettingun.

Sot kanë ikur nga Parlamenti për të penguar Shqipërinë, sepse vettingun nuk e bllokuan dot, i cili vazhdon dita ditës duke pastruar pallatin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë që me lidhje me politikanët kanë mbajtur peng drejtësinë. Çështja është që një sistem i pastruar drejtësie të jetë një sistem ku nuk ka më të paprekshëm dhe këtë mund ta arrijë duke çelur negociatat.

Arsyeja pse ata janë në rrugë është se ata në qoftë se çelen negociatat dhe bisedimet e drejtësisë. Nuk do të kërkojnë më përputhjen e legjislacionit me Kushtetutën, por do fillojnë të kërkojnë prova që ky sistem drejtësie funksionon dhe në Shqipëri ka një drejtësi ku askush nuk mund të shpëtojë pa u përballur me ligjin.

Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Bash ajanë vendosmërisht në kundërshtim me interesin e këtij vendi dhe se duan të marrin peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Duan të krijojnë idenë se në këtë vend nuk mund të bëhen zgjedhje.

Duan të krijojnë idenë në Evropë se Shqipëria është një vend kriminelësh dhe mafiozësh dhe se nuk mund të ulen kurrë në negociata. Këtë duan që kurse kanë ikur nga Parlamenti, kanë marrë molotovët dhe duan të djegin zgjedhjet.

Nga ana tjetër jemi, që kemi për detyrë të mos lejojmë që kemi hedhur bazat e shtetit të mos shkatërrohen siç janë shkatërruar në të shkuarën. Janë ata që kanë ikur nga zgjedhjet. Pavarësisht faktit se këto zgjedhje nuk janë më të mira të mundshme sepse nuk kemi kundërshtarë, ne do t’i zmbrapsim me këto zgjedhje kundërshtarët e drejtësisë.

Zgjedhjet e 30 qershorit janë të domosdoshme jo vetëm sipas Kushtetutës. Ky është rasti për të vendosur përfundimisht një rregull elementar, ku politikanët duhet të jenë shembull që kurrë nuk duhet të jenë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Ata bëjnë çdo përpjekje që të krijojnë idenë se këtu do të bëhet nami sepse nuk kanë rrugë tjetër vetëm se të shpresojnë që populli i trembur të tërhiqet nga rruga e 30 qershorit.

Next Post
Vdekja e maturantes në Vlorë, babai rrëfen bisedën e fundit!

Tiranë, ndërron jetë kalimtarja që u përplas nga ambulanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com