• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Forumi i Klimës së Biznesit: Shumë shpejt do materializohet revolucioni për sistemin e prokurimeve, inteligjenca artificiale…!

by Java News
24/04/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Forumin e Klimës së Biznesit, Produktivitetit dhe Kapitalit Njerëzor, që do zhvillohet për tre ditë në Pallatin e Kongreseve me synim adresimin e sfidave të ekonomisë dhe komunitetit të biznesit.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri u shpreh se: “ Kjo konferencë pason takimet e bëra me komunitetin e biznesit për të shkëmbyer ide dhe opinione për klimën e biznesit dhe çfarë sipërmarrja do të shoh në rrugën e përbashkët për të shkuar përpara në rrugën e ekonomisë. Kemi pas një dialog dhe shkëmbim informacioni të shkruar i cili ka prodhuar edhe një raport konkret të klimës së biznesit në Shqipëri, që do ta shpërndaj në vijim, që është një hartë e rrugës për t’u shkelur nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me biznesin.

Dua ta filloj me pagat dhe nevojën për të përsëritur domosdoshmërisht që të vetëdijesohemi të gjithë se ky është një moment shumë kritikë për Europën dhe vendin tonë, që ka një vulnerabilet më të madh se vendet e tjera të Europës, në këtë luftë që sapo ka filluar për krahun e punës. Një luftë që duhet ta përballojmë me patjetër. Ekonomia jonë është në një moment kthese shumë të rëndësishme, arsyeja përse ne rritëm pagat në sektorin publik lidhet me faktin se u krijuan kushtet për ta bërë këtë por edhe për arsyen e mësipërme. Sot sipërmarrja e ndjen mungesën e kapitalit njerëzor të mjaftueshëm, prandaj nesër nuk duhet të ndodhi në asnjë mënyrë që sipërmarrja të bëjë si e habitur

Krahu i lirë i punës nuk mund të jetë më element konkurrueshmërie dhe me krahun e lirë të punës s’mund të bëhet më biznes. Sot është e domosdoshme një aleancë krijuar me bindjen për të ardhmen e vendit dhe sipërmarrjen. Duhet vrapuar më shumë sepse është një luftë jo me ditën por me sekondën.

Në vijim Rama tha se: “Gjithashtu ne kemi kuptuar dhe vlerësuar raportet e bëra, si ajo e OECD për “Indeksin e Politikës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2022” Shqipëria vlerësohet për mjedisin operacional për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që mbetet më i zhvilluari në rajon, ku janë zbatuar reformat digjitale në çdo nivel të qeverisë. Shërbimet digjitale duhet t’i shoqërojmë me sistemin e prokurimeve dhe në këtë pikë jemi duke përgatitur një tjetër revolucion, që do materializohet shumë shpejt, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe duke u nisur nga eksperienca e jashtëzakonshme që kemi pasur me Komisionin Europian me rindërtimin e shkollave pas tërmetit.”/m.j

Next Post
Letërporosi drejt Londrës/ Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie me njërin nga nipat e fisit Lekstakaj

Letërporosi drejt Londrës/ Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie me njërin nga nipat e fisit Lekstakaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In