• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nesër drejton debatin/ Presidenca shqiptare në KS të OKB, Hoxha: Prioritetet tona, forcimi i llogaridhënies, paqes e sigurisë

by Java News
01/06/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori  i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha po zhvillon fjalim në konferencën e parë të presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Hoxha listoi prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor në Këshillin e Sigurimit per muajin qershor. Ai tha se Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë.

“Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim. Programi i Punës për muajin qershor është i ngjeshur. Sot kemi ngrënë mëngjesin tonë tradicional të Përfaqësuesve të Përhershëm dhe më vjen mirë të raportoj për mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit për programin e punës. Dëshiroj të falënderoj homologët e mi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Prioritetet e Shqipërisë për muajin i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura ngushtë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit”, tha Hoxha.

Hoxha është ndalur edhe në debatin mbi llogaridhënien që do të drejtojë ditën e nesërme kryeministri Edi Rama.

Presidenca Shqiptare nis me një Debat të Hapur të nivelit të lartë mbi “Forcimin e Llogaridhënies dhe Drejtësisë për Shkeljet e Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare” nën pikën e rendit të ditës Ruajtja e Paqes dhe Sigurisë. Debati i Hapur do të zhvillohet nesër, i cili do të drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Prania në këtë nivel tregon se sa e rëndësishme është kjo temë për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe për të gjithë anëtarët e tjerë. Ruajtja e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë në thelb të politikës së jashtme të Shqipërisë si dhe prioritetet kryesore gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Për një kohë të gjatë, ne kemi parë abuzime masive të të drejtave të njeriut dhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të mbajë përgjegjës autorët e krimeve të rënda.

– Ne nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë.

– Ka një urgjencë për të vepruar, tani, në emër të viktimave të panumërta të konflikteve të pakuptimta:o për gratë e dhunuara të Kosovës, o për nënat e pikëlluara të Bosnjës, o për fëmijët e Ukrainës, o për viktimat pa emër në Tigray, o për Azara në Afganistan, o për Yazidët në Irak, o për Rohyngias, o për të burgosurit politikë në Myanmar dhe në Sudan, o për të arrestuarit në Siri o për të gjithë gazetarët e vrarë në krye të detyrës; o për këdo, kudo, të cilëve u janë mohuar të drejtat, e ardhmja e të cilëve është varrosur, ëndrrat e të cilëve janë shkatërruar nga abuzimi./m.j

Next Post
“Hapini rrugë brezit të ri!”/ Ish-ambasadori amerikan, ‘mik’ i Berishës: Shqipëria të çlirohet nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës!

"Hapini rrugë brezit të ri!"/ Ish-ambasadori amerikan, 'mik' i Berishës: Shqipëria të çlirohet nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët e së nesërmes

September 10, 2026
Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

September 10, 2026
Çmimet FIFA 2023/ Cristiano Ronaldo voton me inat, Messi i jep pikët maksimale Neymar-it

Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

September 10, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Sikur Lana të mbyste bulevardin me baltë

September 10, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit!

September 10, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Përse do të jetë “fair” që Erion Veliaj të lirohet

September 10, 2026
Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

September 10, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Gjyqtarët kallëzuan Malajn në SPAK për pagat, Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

September 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 11 Shtator 2026

September 10, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës fryn buxhetin, në mars-korrik u arkëtuan 18 milionë euro

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com