Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Elbasan–Peqin, në fshatin Karinë, ku janë përfshirë në përplasje tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, pesë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Rrethanat që çuan në aksident nuk janë bërë ende të ditura. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.











