• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në New York: Hero nuk jam unë, por janë shqiptarët që kanë ndihmuar gjithmonë më të dobëtin

by A R
07/12/2021 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga Hilari Klinton “Vital Voices” për ndihmën që dha me refugjatët e Afganistanit, të cilët u larguan nga vendi i tyre në verën e kaluar, pasi shteti u pushtua nga talebanët.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha: “Më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin”.

Rama u kthye pas në histori për të treguar se Shqiptarët kanë qënë gjithmonë të gatshëm të tregohen mikpritës deri në heroizëm për njerëzit që po vuanin pasojat e luftës.
“Heronj ishin shqiptarët që kishin gjithçka për të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa para saj dhe duke e radhitur Shqipërinë tek të drejtët mes kombeve, përmes shpëtimit të 3750 hebrenjve dhe mbylljes së kapitullit të Luftës pa asnjë hebre të dorëzuar te nazistët.

Pati shumë heronj ajo kohë. Njëri prej tyre, i cili është nderuar po ashtu nga shteti i Izraelit si i drejtë mes kombeve, quhej Mustafa Rezniku dhe ai shpëtoi 42 familje hebreje. Por veprimtaria e tij e fshehjes së hebrenjve në fshatra të ndryshme përreth vendbanimit të tij, u spiunua tek nazistët dhe kur ata shkuan tek ai e i kërkuan të dorëzonte hebrenjtë, ai u dorëzoi dy djemtë e tij. Të cilët përfunduan në Mathausen. Por nuk i dorëzoi hebrenjtë.

Ka shumë histori si kjo po e gjitha vjen nga shumë kohë më parë, kur shqiptarët shkruan kushtetutën e tyre të parë. Paragrafi kyç i kushtetutës sonë të parë thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Nënvizoj, fjala “mik” në atë paragraf nuk nënkupton vetëm atë që fton, por edhe të që të troket e shfaqet në derë i paftuar. Dhe ajo trokitje është detyrimi që ke ndaj Zotit për ta hapur derën e për t’iu gjendur atij që troket”.

Kryeministri rrëfeu edhe momentin kur u trajtua çështjen e afganëve që kishin bashkëpunuar me perëndimin e që si pasojë ishin shumë të rrezikuar nga regjimi i ri.
“Kur ishim mbledhur në qershor në një takim të vendeve anëtare të NATO-s dhe po flitej për tërheqjen nga Afganistani, unë përmenda edhe nevojën për t’u marrë me çështjen e “tradhtarëve”. “Tradhtarët”, siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, “tradhtarët” ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s,“ tha Rama.

Siç e ka theksuar në intervista apo evente të tjera, Kryeministri Rama theksoi se këtë bashkëpunim për të shpëtuar afganët, vendi ynë nuk e bën vetëm si anëtar i NATO-s, por edhe si një popull që e kupton shumë mirë se ç’do të thotë të arratisesh për një jetë më të mirë, nisur nga e shkuara e errët komuniste e vendit tonë.

“Mendoj se edhe si vend anëtar i NATO-s po ashtu, na takonte ta bënim. Ne jemi një vend i vogël, nuk mund të ndryshojmë fatet e asnjë lufte dhe shkojmë në luftë kur e vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ama nëse nuk gjendemi as kur bëhet fjalë për të shpëtuar njerëz, pa bërë sidoqoftë akte heroike si ato që gratë e burrat e vjetër përpara nesh bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pse duhet të jemi anëtarë të NATO-s dhe ç’vlerë kemi në këtë botë?

Nga ana tjetër, ne ishim afganët e 30 vjetëve më parë, kur na u desh t’i shpëtonim një regjimi mizor. I cili nuk ishte fondamentalist islamik, po ishte fondamentalist ateist. Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë që e kishte të shkruar në Kushtetutë se ishte një republikë ateiste dhe, njësoj si talebanët, ata hodhën në erë me dinamit, jo statujat e Budës, por 2453 kisha e xhami dhe dogjën rrugëve 300 000 vepra arti fetar dhe libra të shenjtë. Ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe ne afganët që largoheshim nga vendi me anije” tha Rama duke shtuar se opinion publik e mbështeti mikpritjen e qytetarëve afganë.

“Kur m’u desh të bëja publik vendimin për të pritur afganët, postova një foto të afganëve në avion – në atë avionin e çmendur që iku nga Kabuli ding me njerëz – dhe të shqiptarëve në anije 30 vjet më parë. E njëjta pamje, të njëjtët njerëz, vetëm kombe të ndryshme në mjete lëvizëse të ndryshme.

Jam shumë krenar t’ju them se asnjë parti politike shqiptare nuk i tha “jo” pritjes së këtyre njerëzve dhe opinioni ynë publik ishte shumë në mbështetje të mikpritjes së tyre. Por po ashtu mendoj, se duhej ta bënim edhe si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ata duhet ta dinë se, në këtë jetë, ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur jep. Atëherë, ishim ne që morëm, tani ishte radha jonë të japim”.

/a.r

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Qazim Mulleti antizogist, Qazim Mulleti antikomunist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In