• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Kukës, 1.5 milionë dollarë për qendrën e qytetit

by A R
06/12/2015 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Kukës inspektoi punimet në sheshin e këtij qyteti. Ashtu si shumë qytete në vend edhe Kukësi i është nënshtruar ndërhyrjeve intensive urbane. Një hapësirë interaktive, me elementë arkitektonikë dhe muzealë që rikujtojnë vlerat dhe traditat e mikpritjes së qytetarëve kuksianë në vitin 1999. Shëtitorja dhe parku të rikonceptuar krejtësisht, të cilët janë në ndërtim do jenë pamja e re e qendrës së qytetit, pas përfundimit të projektit rikualifikues prej 1.5 milionë dollarë, financim nga programi i qeverisë shqiptare për rilindjen urbane.

Transformim urban që do të sjellë më shumë energji pozitive për komunitetin dhe biznesin e vogël, e cilësoi Kryeministri, duke garantuar për ndërhyrje të tjera vitin e ardhshëm për të gjithë bashkinë e re të Kukësit.

“Është shumë e rëndësishme që ka një zhvillim kaq intensiv të një pjese të konsiderueshme të territorit të qytetit në kuadër të rilindjes urbane. Jam i bindur që siç ka ndodhur me qytetet e tjera, ky transformim që ne i kemi dhënë Kukësit, për të kaluar në një fazë tjetër të zhvillimit urban, do të sjellë më shumë energji pozitive, më shumë ekonomi, më shumë biznes të vogël dhe padyshim, edhe më shumë njerëz drejt Kukësit ku ka jo pak gjëra për të parë e për të zbuluar rreth e rrotull. Sigurisht që do të pasohet nga ndërhyrje të tjera vitin e ardhshëm, jo vetëm këtu në qytet, por në gjithë bashkinë e re të Kukësit,” u shpreh Kryeministri Rama.

Punimet parashikojnë një shndërrim ideor dhe arkitektonik të plotë të sheshit “Skënderbej” në një sipërfaqeje prej 29 mijë m2, ku përfshihen asfaltimi dhe ndërtimi i trotuareve të rrugës “Eksod 99”, trajtimi i fasadave të pallateve dhe të godinave të institucioneve publike në anë të rrugës. Po ashtu e gjithë sipërfaqja do të jetë e shtuar në gjelbërim dhe në punimet që po kryhen parashikohet dhe ndriçimi i shëtitores dhe parkut rekreativ.

Next Post

Greqi, parlamenti miraton shkurtime shpenzimesh e rritje taksash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In