• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqi, parlamenti miraton shkurtime shpenzimesh e rritje taksash

by A R
06/12/2015 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pesë ditësh diskutimesh dhe një seancë të fundit prej dhjetë orësh që përfundoi mëngjesin e së dielës, parlamenti grek miratoi me shumicë votash,153 nga 298 deputetët e pranishëm në sallë, projektbuxhetin e vitit 2016 që paraqet shkurtime të mëdha në shpenzime dhe rritje taksash,masa të imponuara nga kreditorët e Greqisë në këmbim të paketës së ndihmës tre vjeçare prej 86 mld eurosh.

Qeveria Tsipras miratoi 5.7 mld euro shkurtime në shpenzimet publike. Prej tyre 1.8 mld në sistemin e pensioneve, 500 mln nga shpenzimet në sektorin e mbrojtjes, mbi 1.5 mld euro do përfitohen nga kursimet dhe 2 mld të tjera nga rritja e taksave, prej të cilave 1.47 mld i përkasin vetëm rritjes së TVSH.

Gjatë vitit të ardhshëm ekonomia greke përsëri do tkurret me 0.7% dhe pavarësisht nga shkurtimet, buxheti ende do të ketë një deficit më të madh se në vitin e kaluar, por ndërkohë do të ketë një tepricë primare prej 0.5% të PBB, i cili do të zvogëlohet përsëri duke shkuar në 174,4 mld euro.

“Me projektbuxhetin e sotem provojme se kemi aftësinë për të udhëhequr këtë përpjekje të madhe dhe të vështirë sociale në rrethana tepër të pafavorshme. Por ne do të dalim nga kriza duke e shpëtuar shoqërinë dhe nëse do të duhet do të luftojmë përsëri do ta bëjmë, sepse dimë si të fitojmë edhe të vetëm, kur populli na mbështet”, tha Tsipras.

Megjithëse kryeministri grek ka theksuar se ky është një buxhet i dhimbshëm për shumicën e popullit, ai ka thënë se për herë të parë në pesë vitet e fundit, janë rritur qoftë edhe më shuma modeste shpenzimet për për spitalet, është rritur sadopak mirëqenia sociale dhe numri i vendeve të punës.

Votimi dhe miratimi i projektbuxhetit është një frymëmarrje për qeverinë Tsipras dhe koalicionin e saj që ka humbur dy ligjvënës gjatë miratimit të paketës së parë të masave disa javë më parë dhe ka vetëm tre deputetë me shumë se shumica absolute. Sfida e ardhshme e saj janë dy votime të rëndësishme në Parlament për sistemin e pensioneve dhe taksat për fermerët, për të cilat kanë shprehur kundërshtime të mëdha një pjesë e mirë e deputetëve të majtë.

Synimi kryesor i kryeministrit grek është që pas rikapitalizimit të bankave që ka kërkuar shumë më pak kapitale së sa ishin parashikuar, të përfundojë miratimin e reformave deri në muajin shkurt, për të hapur më pas negociatat me kreditorët për reduktimin e borxhit kolosal të Greqisë, që do të rritet gjatë vitit të ardhshëm përsëri duke shkuar në 327.6 miliardë euro.

/ Top Channel

Next Post

Një firmë zvicerane ndalon gjuhën shqipe, irritohen shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

Nga “Themeloret” te kapitujt 23 dhe 24! Zbardhet agjenda e Konferencës së sotme Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

May 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 27 Maj 2026

May 26, 2026
Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

May 26, 2026
“Votim i emigrantëve pa ID”/ PS nuk pranon kushtin e PD, Gjiknuri: Alibi për humbjen

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

May 26, 2026
Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

May 26, 2026
“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

May 26, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

May 26, 2026
Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

May 26, 2026
GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In