• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Kolonjë e Devoll: E vetmja ofertë e PD, shkatërrimi dhe anarkia

by
17/05/2015 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka vijuar turin e saj të prezantimeve të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, teksa ndalesa e radhës ishte në Kolonjë dhe Devoll. Ashtu sikurse është bërë e udhës tashmë në këtë fushatë paraelektorale, kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat ndaj kampit kundërshtar politik. Në fjalën e tij Rama tha se ndryshimi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës është në faktin se ata duan sherr, e ndërsa e majta zgjidhje dhe mbështetje për qytetarët. “Ka një ndryshim të madh mes nesh dhe koalicionit të PD-së. Ata duan vetëm luftë, sherr, konflikt, sharje, shpifje, baltë, rrëmujë, rrumpallë. Kurse ne duam që në këto zgjedhje, populli t’i japë mbështetje kandidatëve që ne kemi zgjedhur, në mënyrë që së bashku me ta, ne, investimin tuaj me votë ta kthejmë në punë, punë dhe vetëm punë. SHQUP¬i thotë se ka një ofertë të re, por ajo nuk është gjë tjetër veç avazit të vjetër, që të kthehemi përsëri tek taksa e sheshtë, të kthehemi përsëri tek anarkia me energjinë elektrike, të kthehemi përsëri matanë 23 Qershorit të 2013¬ s. Ndërkohë që vendimi sovran i popullit më 23 Qershor është “mjaft me atë avaz të vjetër, është koha për të ecurmë shpejt drejt rilindjes”. tha kryeministri Rama Teksa prezantoi kandidatin e Kolonjës Arben Malo, Rama tha se akuzoi kandidatin e PD, Viktor Duro si një nga përgjegjësit e shkatërrimit që i është bërë pasurisë së kësaj zone. Rama theksoi se duhet të jetë shumë e qartë se Arben Malo nuk është kandidat i LSI¬-së, por është kandidat i PS-¬së dhe i LSI¬-së. “Në këtë bashki nuk ka garë, sepse s’mund të ketë garë midis kandidatit të mbështetur nga ne dhe një “pyjengrënësi” që ka sjellë këtu SHQUP¬i. Unë kam besim se jo vetëm socialistët, të angazhuar në të dy partitë tona, por të gjithë kolonjarët duhet ta refuzojnë këtë lloj propozimi. Edhe demokratët e Kolonjës duhet të votojnë Arben Malon, për të bërë punë për Kolonjën”, tha ai. Ndërsa gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë e Devollit, Arben Qaja, ishte Kreu i LSI¬-së Ilir Meta, i cili kërkoi votën e qytetarëve për një transformim rrënjësor. “Devolli i Dritëroit meriton më shumë. Votoni Qajen që të përjetohet transformim rrënjësor. Të zhvillojmë projekte punësimi. Të rritet prodhimtaria e fushës së Devollit”, tha kreu i LSI¬së. Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha gjatë prezantimit të Qajas se në Devoll është shumë e prekshme pamja e rrënimit prej vitesh, duke akuzuar kreun aktual të Bashkisë së Bilishtit se nuk ka sjellë projekte. “Këtu prekim po atë pamje të rrënimit prej vitesh. Një shesh një udhëkryq mes rrënojave. Në 18 muaj kreu i bashkisë Bilisht nuk ka sjellë projekte. Asnjë kryetar i bashkisë nga PD nuk ka sjellë asnjë projekt, zero. Vota për problemet që lidhin familjet me bashkinë”, tha kryeministri.

Next Post

Mbante armë pa leje, shoqërohet në polici kryekomunari i Kaçinarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com