• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Klos: Hiqni dorë nga avazi i vjetër i votimit për PD

by
19/05/2015 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka qenë dje në qytetin e Klosit ku ka prezantuar kandidaten e ASHE-së, Valbona Kola.

Në fjalën e tij, Rama tha se Klosi nuk duhet të vazhdojë rrugën e vjetër duke votuar PD-në, pasi sipas tij, pavarsisht gatishmërisë së tij për të ndihmuar, kandidatët e PD kanë frikë të bashkëpunojnë, sepse nuk i lë partia.

“Nëse vazhdoni avazin e vjetër me PD-në këtu, unë nuk e di se si mund t’ju ndihmojmë realisht. Sepse nuk është problemi se kemi ne problem të bashkëpunojmë me kryetarët e bashkisë së PD-së, problemi është që ata nuk janë kryetarë bashkish dhe nuk i kanë sjellë për t’i bërë kryetarë bashkie për të bashkëpunuar për komunitetin, për çerdhet, për kopshtet, shkollat, për ujin e pijshëm, për kanalet ujitëse, për kanalet kulluese, për të bashkëpunuar për transportin urban në bashkinë e madhe të Klosit, për grumbullimin e plehrave. Jo, nuk i kanë sjellë për këtë punë, por i duan vetëm për të pasur në çdo bashki komisarët, oficerët e SHQUP-it, që të bëjnë propagandë, të shajnë qeverinë,  të vazhdojnë konfliktin me qeverinë. A thua se nga ai konflikt do të ketë më shumë ujë këtu, më shumë çerdhe, më shumë punë e kështu me radhë. Ju e shikoni edhe vetë, fushatën e PD-së. Keni dëgjuar ndonjë fjalë se si e mendojnë ata se do të rregullohet dhe të përmirësohet infrastruktura dhe jeta sociale në bashkitë e reja? Thonë do heqim taksat, do heqim kamatat, do heqim këtë dhe atë. Do t’i heqin të gjitha ata. Do t’i heqin se nuk kanë gjë në dorë dhe kur nuk ke gjë në dorë, i heq të gjitha, nuk diskutohet. Por a keni dëgjuar të thonë ndonjë fjalë si do ta rregullojnë atë që nuk shkon? Kurrë, asnjë fjalë! Se nuk e kanë mendjen aty, plus që edhe nuk dinë, plus që nuk i lë njeri të merren me atë punë.

Unë e kam treguar gjithandej dhe vazhdoj ta tregoj se kjo është një e vërtetë e thjeshtë që ju bën juve të kuptoni shumë mirë për çfarë janë votat në 21 qershor. Një kryetar  bashkie i PD-së më çonte një mesazh dhe më thoshte zoti Kryeministër, komuniteti im ka probleme urgjente, dua takim urgjent. Unë ia ktheva hajde nesër në zyrë. Jo në zyrë, më tha, se më shohin. Atëherë, si do të bashkëpunoj unë, po vutë këtë mësuesin këtu, nëse ky ka frikë se e shohin! Ta takoj fshehtas, të takohemi në një majë mali e të flasim për projektet? Problemi nuk është vetëm se ka frikë se e shohin, por problemi është se nuk e lë njeri, se detyrën e ka që të vijë këtu të marri votat me premtime që nuk kanë lidhje me të fare. Çlidhje ka ky me taksat dhe energjinë elektrike? S’ka lidhje fare. Pastaj do të rrijë këtu, duke thënë qeveria e ka fajin, s’kemi çfarë të bëjmë, hajde të rrëzojmë qeverinë.”, u shpreh Rama

Duke folur për kandidaten Kola, Rama tha se është propozimi i duhur për Klosin  për t’i shërbyer komunitetit siç dhe ka bërë gjithë këto vite dhe që do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë për zhvillimin e zonës.

“Ndërkohë që janë dy vjet deri në zgjedhjet e tjera, që ne mund të bëjmë shumë punë. Unë jam shumë i bindur që me vendosjen e Valbonës këtu si kandidate i kemi bërë këtij komuniteti, një propozim shumë të mirë, për të zgjedhur një person që ju e njihni, që i ka shërbyer shumë familjeve, por më e rëndësishmja në këtë rast, një person që do të jetë i lidhur drejtpërdrejt me qeverinë në Tiranë dhe të cilën, ne do ta mbështesim për çdo projekt, për çdo qëllim të mirë që do të ketë për këtë komunitet. Kështu do të bëjmë të mundur që përmes bashkëpunimit të bashkisë së Klosit me qeverinë të bëjmë punët që ka nevojë komuniteti. Përndryshe është e pamundur. Kjo s’ka të bëjë fare me atë që thonë ata, se po i kërcënon Edi Rama, i thotë se po votuat për PD-në, do ngeleni pa ujë.  Ky nuk është kërcënim, kjo është e vërteta.

Më të mirin që ka PD-ja për model si drejtohet një bashki, ka atë të Tiranës. Shkoni pyesni në Tiranë se çfarë ka bërë në katër vjet. Asgjë! Shyqyr që s’ka bërë asgjë, se mund të kishte bërë edhe keq. Si e gjeti, e la, vetëm se në katër vjet u hapën ca gropa më shumë në rrugë dhe plehrat rrugëve. Me një fjalë, asgjë. Ishte Ministër Transporti, për çfarë ju kujtohet? Vetëm se 230 milionë euro nga rruga e Kombit firuan, ikën në drejtim të paditur. Themi ne në drejtim të paditur, po ju e  dini mirë se ku shkuan. Ishte Ministër i Jashtëm dhe ashtu si pa dashje ia fali 300 km katrorë det grekëve, me një firmë. Erdhi Ministër i Brendshëm, katër të vrarë në kurriz. Erdhi kryetar bashkie, shyqyr aty s’mund t’i themi se bëri ndonjë gjë të keqe, se nuk bëri asgjë. Ia këputi gjumit që ditën e parë dhe është akoma në gjumë. Tani, ky është më i miri. Domethënë, më e mira që mund të fitoni ju duke votuar këtu këtë të PD-së,  është që ky mos bëjë asgjë. Në rast se doni të mos bëjë asgjë, mos ia jepni votën Valbonës, jepjani këtij dhe e keni të sigurt.

Unë dua t’ju them dy fjalë grave dhe vajzave, që janë këtu. Unë besimin më të  madh e kam tek gratë, se burrat çoku ngatërrohen. Ngatërrohen jo futboll, jo politikë, jo muhabet, jo ndonjë teke raki dhe e humbin drejtimin. Gratë janë të kthjellëta për drejtimin e duhur. Dhe nuk thotë kot popullit, do llafe, rri me burra, do punë, zgjidh gruan. Kështu që gratë duhen të jenë në mbështetje të fortë të Valbonës dhe nuk e kam për gratë socialiste se nuk diskutohet, por edhe gratë demokrate duhet t’ia shpjegojnë burrave që vota për shkopin e flamurit të PD-së është mbas dy vitesh, nuk është tani. Tani është vota se kush do të drejtojë Klosin. Do e drejtojë kjo zonjë, apo do e drejtojë ai i lodhuri, që se është, se nuk është, nuk ka lidhje fare.

Pyetjet janë shumë të thjeshta, midis Valbonës dhe këtij të lodhurit, kush mund të bëjë diçka për çerdhen, për kopshtin, për shkollën; kush mund të bëjë diçka për ujin e pijshëm; kush mund të bëjë diçka për kanalet ujitëse, për kanalet kulluese; kush mund të bëjë diçka për përmirësimin e transportit. Përgjigjja vetvetiu shkon që Valbona, se ai nuk i duhet dreqit, jo Klosit. Nuk është puna se nuk duam ne të bashkëpunojmë ne me këta, por nuk ke ku i gjen se këta kanë frikë se i shohin.

A ka sjellë ndonjë projekt, kryetari i bashkisë të Peshkopisë, në këto dy vjet, që të thotë kam këtë projekt, më mbështesni? Zero! A ka ardhur ndonjëherë në Tiranë të takojë ndonjë ministër, të takojë Kryeministrin? Zero! I vetmi që ka kërkuar takim me mua, ishte ai që ju thashë. E si punohet me këta! Kështu që, shkurt, shihni Burrelin, shihni Lezhën, Durrësin. Tiranën mos e shihni hë për hë, se nuk keni çfarë shihni fare. Dhe ndajeni mendjen se çfarë do të bëni. Në qoftë se jeni të paqartë pyesni gruan, pyesni nënën, pyesni gjyshen, thuajuni si t’ia bëj, se ato ju japin drejtimin e duhur.  “, tha Rama.

Next Post

Mbi 50 të vdekur nga rrëshkitja e dheut në Kolumbi (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In