• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Himarë: Jo kredi, por para në dorë për t’i kthyer shtëpitë në bujtina turistike

by Java News
22/06/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Himara ka një potencial të madh zhvillimi jo vetëm të ekonomive familjare, por edhe ekonomisë kombëtare, ndaj qeveria është e përqendruar me projekte e investime konkrete. Në vijim të turit të llogaridhënies publike, kryeministri Edi Rama u ndal sot në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës. Bashkëqeverisja me qytetarët, sipas Ramës, është një sfidë e madhe për ta kthyer në çdo hap, në një koalicion real të qeverisës së Partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm për Shqipërinë që duam.

“Më vjen shumë mirë që kemi mundësinë të komunikojmë drejtpërdrejtë në një fushatë llogaridhënie, e para si eksperiencë e një partie qeverisëse që takohet me njerëzit në këtë format, jo për arsye zgjedhjesh apo votash, por për të ndarë çfarë kemi bërë dhe duhet të bëjmë”, tha Rama.

Rama theksoi se “nuk ka njeri që nuk e sheh ndryshimin e madh në të gjithë bregun e Jonit dhe çfarë ndryshimi ka filluar të materializohet në gjithë bashkinë e Himarës”.
“Himara nuk i takon vetëm himarjotëve, por të gjithë vendit, për shkak të një potenciali të madh zhvillimi dhe kontributi të madh jo vetëm për ekonomitë familjare, por edhe në ekonominë kombëtare”, tha Rama.

Investimet, sipas tij, shkojnë në drejtim të nxitjes ekonomike. “Këtu kemi investime private duke filluar nga investimet e vogla të atyre që mund t’i transformojnë shtëpitë në bujtina mikpritje, deri në investimet e mëdha për infrastrukturë e standarde”, tha Rama. Kryeministri ftoi familjet e zonës që të aplikojnë në programin për zhvillimin e turizmit.
“Është një sektor ku qeveria do investojë direkt, jo me kredi, por me para në dorë. Ne kemi një program të veçantë që synon bashkëpunimin financiar për të gjithë ata që duan të ndërtojnë bujtina të vogla në shtëpitë e tyre. Ne kemi një program të tërë për informimin, dhe kemi ngritur tani strukturën mbështetëse, në mënyrë që qytetarët të fitojnë nga këto projekte”, u shpreh kryeministri.

ma.me

Next Post
“Varrezë” masive në Mesdhe, në dy ditë, 215 të vdekur në përpjekje për të arritur në brigjet evropiane

"Varrezë" masive në Mesdhe, në dy ditë, 215 të vdekur në përpjekje për të arritur në brigjet evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In