• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama në Fushë-Krujë: I kemi dyfishuar serat

by Java News
02/03/2016 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fermerët shqiptarë do të mbështeten financiarisht nga qeveria për të mos qenë vetëm kultivues të zakonshëm të produkteve bujqësore, por edhe eksportues të konsoliduar dhe të certifikuar në BE. Përmes programeve mbështetëse për zhvillimin e Agrobiznesit dhe Agropërpunimit qeveria subvencionon ndër të tjera 50% të vlerës së ndërtimit për objektet në shërbim të bujqësisë si magazina grumbullimi dhe përpunimi, frigoriferë, etj, në mënyrë që produktet e fermerëve shqiptarë të kenë cilësinë dhe kushtet që i kërkon tregu ndërkombëtar.

Kamila Fruit shpk, kompani shqiptare e cila ka si veprimtari ruajtjen dhe tregtimin e frutave-perimeve, është përfituese e grantit të dhënë nga AZHBR. Këtë grant ajo e ka investuar në ndërtimin e ambienteve me atmosferë të kontrolluar për ruajtjen e produkteve bujqësore. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vizitoi sot mjediset e kësaj kompanie, në Krujë e cila e zgjeroi biznesin me 4 dhoma frigoriferike të kompletuara sipas standardeve moderne të ruajtjes të produkteve, me kapacitet 650 ton, nga 200 ton që ishte para investimit. Si rezultat i rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së produktit të ruajtur, Kamila Fruit ka punësuar 10 punonjës me kohë të plotë. Ndërkohë që pronari i kompanisë zoti Edvis Ziza shpjegoi se firma ka kontrata me 50 fermerë. “Kemi kontrata me 50 fermerë. Po të llogarisësh se sa punonjës ka çdo fermer, i bie të jenë rreth 300 të punësuar.”.

Kryeministri Rama u shpreh se AZHBR do të jetë sërish në ndihmë të fermerëve për ti orientuar ata në aplikimet me programin e ri mbështetës “AZHBR do tu ndihmojë si të aplikoni me programin e ri, një program kreditimi me interesa të ulët i garantuar nga shteti shqiptar që do tu vijë në ndihmë të gjithë atyre që duan të shtojnë investimet apo duan të bëjnë investime të reja në bujqësi, me një hapësire prej 300 milion eurosh në tre vjet.”, – u shpreh Kryeministri. “Besa agro invest” shpk, është një tjetër kompani në Krujë, me aktivitet kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe tregtimin e tyre. Në përgjigje të kërkesave gjithnjë në rritje të tregut, drejtuesit e kësaj kompanie vendosën të ndërtojnë, serra me ngrohje diellore të tipit tunel, në tokën e marrë me qira që ndodhet në fshatin Arramerras, Fushë -Krujë. Me mbështetjen e qeverisë përmes grantit prej 24 milion lekë të AZHBR, “Besa agro invest” bëri të mundur ndërtimin e 2 ha sera diellore për prodhimin e perimeve të hershme.

Rama i inkurajoi fermerët të përfitojnë nga programi i ri nxitës për bujqësinë, duke theksuar se shteti do të jetë krah tyre për ti ofruar mbështetje të plotë drejt një biznesi të suksesshëm. “Ne e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave këto 2 vjet. Po ecëm me këtë ritëm do të kemi një mbulim të atillë në territor që do të mund të kemi një rritje të mëtejshme të eksportit dhe do të ezaurojmë kërkesën e tregut vendas për një sërë produktesh duke vazhduar ta ulim deficitin tregtar. Ndërkohë që unë do ju nxisja që të përfitoni nga programi i ri i nxitjes së bujqësisë, qoftë për serat, ku ne për çdo 10 hektarë do të japim 100 mijë dollarë në 5 vjet. Për çdo fermë 100 ha japim 1 milion dollarë në 5 vjet, direkt mbështetje. Ndërkohë me fondin e garancisë që kemi ndërtuar tani me BERZH janë 300 milion euro në dispozicion në tre vitet e ardhshme për gjithë ata që duan të investojnë duke marrë kredi me interes të ulët. Të gjithë këtë punë do ta bëjmë ne si shtet duke ndërmjetësuar mes fermerëve, sipërmarrjeve, bankave dhe duke i dhënë një shtytje të madhe kësaj historie që është një histori suksesi që ka filluar të japi rezultate e para, por prapa ka akoma shumë potencial”.

sererama sererama serasera

Next Post

Derbi, Klodian Duro “voton” për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In