• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Fier: Arsimi profesional, mundësi e vërtetë punësimi

by
22/04/2015 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Fier, Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën profesionale “Petro Sota”, ku zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës dhe stafin pedagogjik mbi rëndësinë gjithnjë në rritje që formimi profesional ka në tregun e punës.

Kryeministri e konsideroi arsimin e mesëm profesional një alternativë reale të arsimit të përgjithshëm për të siguruar nesër një punë.

“Këtë vit kemi filluar të shikojmë një kthesë të rëndësishme që në vitet në vijim do të konsolidohet si një kthesë historike për rrugën e arsimimit dhe të punësimit të të rinjve shqiptarë, një kthesë që çon në drejtimin e duhur vendin, çon në drejtimin e duhur edhe të rinjtë, sepse nuk kanë më vetëm një rrugë, kanë edhe një alternativë. Kjo alternativë është arsimi profesional. Jo vetëm që nuk është alternativë e dorës së dytë, por përkundrazi është një alternativë reale e arsimit të përgjithshëm për të siguruar nesër një punë. Faktikisht, nëse do të shohim anketën e forcave të punës, shkalla e punësimit të atyre që përfundojnë arsimin profesional është pothuajse e barabartë me shkallën e punësimit të atyre që përfundojnë universitetin. 65% e atyre që përfundojnë arsimin profesional gjejnë punë dhe 67% e atyre që përfundojnë universitetin gjejnë punë. Ndërkohë që, po të shikoni shkallën e punësimit të atyre që përfundojnë shkollën e mesme të përgjithshme është 20% më e ulët sesa shkalla e punësimit e tyre që përfundojnë arsimin profesional.”

Bazuar mbi këtë qasje të re, sipas Kryeministrit, ka ndryshuar rrënjësisht edhe modeli i arsimit profesional në Shqipëri, duke përshtatur modelin gjerman ku 40% e mësimit në shkollën profesionale kryhet në praktikë pranë ndërmarrjeve lokale. Rruga është e duhura, vlerësoi Kryeministri, por ende ka shumë sfida.

“Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, sigurisht që të gjitha ato çka jo nuk u bënë, por u bënë së prapthi për vite të tëra, nuk mund të bëhen për së mbari tërësisht dhe menjëherë në vetëm 18 muaj që ne kemi ndërmarrë sëbashku këtë rrugëtim. Por, një gjë është e sigurt që jemi në rrugën e duhur dhe që hap pas hapi, ashtu si po na e tregojnë dhe rezultatet që po marrim, ne do t’ia dalim të arrijmë aty ku gjenerata e re e shqiptarëve meriton dhe aty ku ne të gjithë bashkë jemi zotuar.”

Kryeministri nënvizoi se fuqizimi i arsimit profesional do të jetë një nga drejtimet e rëndësishme të punës së përbashkët edhe me pushtetin vendor dhe në këtë drejtim, vuri në dukje rëndësinë e organizimit të ri administrativo-territorial.

“Riorganizim të plotë të të gjithë hartës territoriale të Republikës së Shqipërisë nga pikëpamja administrative dhe do të kemi pas 21 qershorit, bashki të cilat do të kenë shumë më tepër përgjegjësi, do të mbulojnë shumë më tepër territor, por dhe shumë më tepër nevoja dhe do të përballojnë shumë më tepër sfida. Të jeni të bindur se arsimi profesional do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të punës sonë të përbashkët me pushtetin vendor, për të bërë të mundur që çdo vit, ne të bëjmë më shumë se më parë dhe pastaj, në disa vite të mbledhura sëbashku, ne të bëjmë për arsimin profesional dhe për punësimin real të të rinjve atë që nuk është bërë në 20 vite të kaluara.”

Në mbyllje, Kryeministri ftoi prindërit ta konsiderojnë arsimin profesional si një mundësi reale për një të nesërme më të sigurt për fëmijët e tyre.

Next Post

Gradohet Haki Çako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In