Këshilli i Ministrave ka graduar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me gradën “Drejtues Madhor”. Haki Çako i cili zëvendësoi në këtë post Artan Didin u gradua me propozim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndëkrohë që qeveria miratoi gjithashtu edhe mbrojtjen e veçantë të punonjësve të policisë. Kjo për shkak të detyrës pasi efektivat e rendit janë të ekspozuar ndaj krimit.
Vendimi i sotëm përfshin edhe marrjen në mbrojtje të personave të cilët ndihmojnë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Mbrojtja e miratuar sot përfshin masat me karakter organizativ dhe profesional për ruajtjen fizike të punonjësve, familjet e tyre, banesat dhe pronat private.