Partia Demokratike ka shpallur sot emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie për Memaliajn dhe Hasin.
Sipas zyrës së shtypit të selisë blu, në garë për Bashkinë e Memaliajt do të jetë Sadik Xhelili, ndërsa për Hasin është prezantuar Elez Maçi.
Partia Demokratike garon në këto zgjedhje si forca më e madhe opozitare dhe drejton koalicionin “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.