• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Divjakë: Do të keni sistemin më modern të vaditjes, na sillni projekte që t’ju mbështesim

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Divjakë për tu thënë banorëve se brenda vitit 2016, do të nisë investimi më modern për sistemin e ujitjes dhe kullimit. Ai tha se administrimi i ujit për vaditje do të jetë me çelës dhe që do u vijë shumë në ndihmë fermerëve të rrethit të Lushnjës.

“këto vite kemi bërë shumë për bujqësinë. Sot jemi angazhuar me një flotë moderne, duke iu vënë ekskavatorë të fuqishëm për të vazhduar më tej punën, që t’i  kthejmë fshatrat në normalitet. Jemi të vetëdijshëm se përpara që të shkatërrohej gjithçka, sistemi i ujitjes, ishte perfekt por primitiv. Nuk kishte një sistem hidraulik apo të mbuluar.

Në Divjakë në fund të tetorit apo nëntorit,  do të nisë  investimi  i parë modern me një sistem hidraulik të mbuluar, ku administrimi i ujit për vaditje do të jetë  dhe me çelës. Pjesa kryesore e investimit do të shtrihet në Bashkinë e Divjakës e më pas në zona të tjera. Sistemi do të mbulojë të gjithë rrethin e Lushnjës.

Do vëmë në dispozicion një mundësisë financiare shumëfish më të madhe se sa buxheti i shteti dhe të ju bëjmë juve përfitues të investimeve, me interesa shumë të ulëta nga ana e bankave.  300 milionë euro është shuma që do u jepet fermerëve.” tha Rama

Rama theksoi se varfëria në fshatra është rezultat i mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë.

“Nuk ekziston varfëria në fshatrat e BE ku ne do të anëtarësohemi. Ka varfëri në fshat aty ku ka qeveri që nuk i mbështet. Kësaj varfërie në i kemi hapur një luftë frontale po nuk mund ta zhdukim as për 2, 3 apo 4 vite. Ne e nisëm nga A për të vendosur kushte sa më të barabarta për të gjithë ata që kanë vullnetin të jetojnë me tokën”, tha ai.

Kryeministri ftoi fermerët që të dorëzojnë projektet e tyre bujqësore, për të përfituar nga Fondi i Garancive.

“Sot për sot nuk mund të çohen një grup familjesh formale dhe të shkojnë në bankë sepse llogaria nuk del, duhet gjithmonë shteti mbrapa. Ne kemi krijuar një fond garancie për të financuar projektet tuaja. Nëse marrim atë që ne sot shpenzojmë si shtet direkt për të mbështetur ju është 15 herë më shumë. Prapë na duhet nujë bashkëpunim Ministrisë së Bujqësisë, asaj të Financave dhe bashkive.

Nuk flasim në një territor të shkretë sepse edhe këtu në Divjakë ka shembuj suksesi. Projekti ynë nuk është thjeshtë dhe vetëm të mbështesim të mëdhenjtë të bëhën më të mëdhenj, ne duam të mbështësim të vegjlit të bëhën më të mëdhenj”, tha më tej, kryeministri Rama.

Next Post
FOTOT/ Lorik Cana nuk zë mend, parkon sërish gabim dhe përballet me policinë…

FOTOT/ Lorik Cana nuk zë mend, parkon sërish gabim dhe përballet me policinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com