• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rama në Bruksel: I dhamë opozitës sytë brenda qeverisë, që të dallojë imagjinatën nga e vërteta

by A R
25/05/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama pati një takim kokë më kokë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e të Sigurisë, Federica Mogherini, në Bruksel, para darkës informale me Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Sipas zyrës së shtypit pranë Këshillit të Ministrave mësohet se në takim u diskutua për situatën në Shqipëri.

“Mogherini uroi Kryeministrin për marrëveshjen e arritur dhe për zhbllokimin e Vettingut. Përfaqësuesja e Lartë e unionit theksoi edhe njëherë që Bashkimi Europian e ka bërë të qartë dhe do vijojë ta bëjë edhe më tutje, mbështetjen e plotë për të ecur përpara me Reformën në Drejtësi, ashtu sic do vijojë me mesazhet e qarta për ata që e bllokojnë atë” – thuhet në njoftim.

Mësohet se Rama theksoi se marreveshja u bë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe për nevojën që ka Shqipëria të ndahet nga e kaluara konfliktuale.

Ndërsa në darkën informale, në të cilën Përfaqësuesja e Lartë e BE, Mogherini mblodhi 6 kryeministra, u fol për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për nevojën e vijimit të reformave në rajon, si dhe për perspektivën europiane të rajonit si një i tërë. Takimi i sotëm, theksoi Mogherini, ka si synim t’i japë një mesazh pozitiv rajonit për perspektivën europiane dhe do të bëhen takime të tilla periodike në të ardhmen, që të ecim para më shpejt drejt kësaj perspektive.

Intervistë e kryeministrit Edi Rama pas darkës informale me Përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini, dhënë për mediat e pranishme:

Ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Trieste, si dhe mbi perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kuptohet duke diskutuar hapur edhe çështje të caktuara që kanë interes reciprok dhe që duhet të shihen si të tilla.

-Përpara darkës informale ju patët dhe një takim bilateral me përfaqësuesen e lartë. Patët mundësi që të diskutonit çështjet e brendshme veçanërisht pas marrëveshjes politike që ju keni arritur? Çfarë mund të kërkojë Shqipëria tashmë në procesin e negociatave me BE?

Jo, nuk kemi diskutuar për çështje të brendshme, thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë europiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe Komisioni Europian që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave në Bashkimin Europian.

-Këtë optimizëm e keni shprehur dhe në Kuvendin e Shqipërisë, në një replikë që patët me zotin Blushi. A mendoni që jeni mbështetur nga Mogherini dhe nga Brukseli në përgjithësi për të hapur negociatat e anëtarësimit? 

Nuk e mbaj mend këtë replikën që thoni ju, por ajo që mund t’ju them është që ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë tryezë ka qenë vettingu, fillimi i zbatimit të vettingut, që shpresoj mos të ndeshë me probleme të papritura, do jetë për ne një arsye shumë e fortë, që sëbashku qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, të kërkojnë hapjen e negociatave. Do ta bëjmë këtë me forcë, në kuptimin e një zëri të unifikuar dhe pastaj sigurisht që nuk i kemi të gjitha në dorë, sepse Europa në këto momente është ajo që është dhe nuk është më e mira qe do donim te ishte.

 -Cilat janë problemet që e pengojnë zhvillimin e raporteve mes vendeve të Ballkanit ?

Nuk besoj që ka një problem në nivel të raporteve sepse pavarësisht problemeve që mund të jenë të hapura mes vendeve, ka dialog, ka komunikim, ka ndërveprim e ka një sens të përbashkët të së ardhmes që prevalon mbi të tjera. Kjo është diçka që ne kemi mundur ta shohim e ta konfirmojmë në vijimësi. Pastaj, sigurisht që nuk mjafton vetëm vullneti ynë, por duhet dhe Europa të ketë vullnetin e saj e ne shpresojmë ta gjejmë këtë vullnet pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas zgjedhjeve në Gjermani.

-Kishte diçka konkrete që iu ofrua të gjithëve sot apo vetëm fjalë të kota?

Fjalët nuk janë asnjëherë të kota, ju e dini që librat e shenjtë fillojnë me fjalën, “fjala ishte Zoti, Zoti ishte fjala”, kështu që pa fjalën nuk kemi ku shkojmë fare! Ajo që unë ju them me bindje është që ne jemi të dëshiruar dhe të vendosur që ta çojmë përpara këtë proces nga ana jonë, duke bërë detyrat tona, sepse në fund fare, gjëja që duhet të kuptojmë të gjithë është që ne nuk e shohim integrimin europian si një udhëtim turistik për të shkuar diku. Ne e shohim si një proces për të bërë një Shqipëri europiane, me shtet, me punë, me mirëqenie, një Shqipëri të denjë për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane. Natyrisht që nuk mjafton vetëm ajo që bëjmë ne, sepse nga ana tjetër duhet që të gjejmë të njëjtin vullnet e të njëjtën gatishmëri në Europën e bashkuar. Shpresojmë shumë që pas zgjedhjeve në Gjermani gjërat do të jenë shumë më të qarta e Shqipëria do të hapi negociatat në fund të këtij viti, falë dhe marrëveshjes që ne kemi bërë në Shqipëri, falë dhe zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë dot të kontestuara, siç kanë qenë në të shkuarën, falë dhe angazhimit të marrë që qeveria dhe opozita, pavarësisht kush është në qeveri e kush është në opozitë, do të ndajnë qartësisht axhendën e debatit të brendshëm, e mosdakordësive të brendshme, po të doni dhe të konfliktit të brendshëm në momente të caktuara, me axhendën kombëtarë të integrimit europian.

-Lidhur me zgjedhjet, çfarë garancie ka që do të jenë sipas standardeve? Kjo është dhe një nga kërkesat e Brukselit.

Nuk jam më unë që duhet t’i garantoj zgjedhjet. Tani të gjithë sëbashku duhet të bëjmë çmos që zgjedhjet të jenë vërtetë një vijë ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit.

/javanews/b.d

Next Post
Ruli debaton me Bashën në mbledhje grupi: Aksioni opozitar asnjë rezultat

Genc Ruli tërhiqet nga kandidimi, i shkruan letër Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In