Genc Ruli ka vendosur të tërhiqet nga politika.
Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se ai i ka dërguar një letër kreut të PD-së, Lulzim Basha, në të cilën i bën me dije vendimin e tij.
Ruli thotë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Deputeti demokrat, gjatë këtyre katër viteve, nuk ka qenë shumë aktiv në jetën politike dhe tashmë ka vendosur që të largohet përfundimisht në politikë.
Ai u rikthye në PD nga Berisha, me KOP-in e famshëm dhe për tetë vite të qeverisjes së PD-së ishte ministër i Ekonomisë dhe Bujqësisë.
/b.d