Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot në rubrikën e tij Amarcord, eruditin dhe patriotin e madh e të urtë, Sotir Kolea.
“Më 3 korrik 1945 ndërroi jetë në Elbasan, eruditi dhe patrioti i madh e i urtë, Sotir Kolea. I mësuar dhe i pajisur me një sens etik dhe edukim të rrallë, ky personalitet i shquar është një nga etërit e Albanologjisë në aspektet e leksikografisë, bibliofilisë dhe muzeografisë për të cilat shpenzoi dhe kontribuoi pa kursyer deri sa ndërroi jetë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në Facebook.
Sipas tij, “diaspora shqiptare krenohet gjithashtu me një figurë të tillë frymëzuese, ndonëse jo të njohur dhe të promovuar sa duhet”.