• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Në 2016 hapim negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

by A R
03/11/2015 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit të tij me Presidentin e krahut të majtë në Parlamentin Europian Gianni Pittela, Kryeministri Edi Rama tha se është dakortësuar se viti i ardhshëm do të jetë dhe viti i hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të njëjtin mesazh ka përcjellë dhe Pittela, i cili ka theksuar se viti 2016 duhet të jetë viti i hapjes së negociatave të Shqipërisë drejt rrugës për në BE. Sipas Pittelës, viti 2019 mund të jetë dhe koha kur Shqipëria do të shohë veten në BE.

“Nga ana tjetër, ne jemi plotësisht dakort, të paktën në këtë spektër politik të Europës, që viti ardhshëm do të jetë viti i hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, bazuar në të gjithë ecurinë e qeverisë shqiptare, për të çuar përpara një proces të gjerë reformash shtetndërtuese”.- tha Rama.Në lidhje me reformën në drejtësi Rama falenderoi misionin e BE dhe asistencën e saj. Rama theksoi se pret me padurim dhe njëkohësisht i qetë raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me draftin për reformën në drejtësi.

“Folëm për refomën kyçe të drejtësisë ku gjeta rastin të falenderoj përzemërsisht misionin e BE si pjesë e grupit të gjerë të ekspertëve, për rolin e posaçëm në hartimin e paketës së kësaj reforme rrënjësore. Tanimë paketa është në duart e Komisionit të Venecias. Presim me  qetësi dhe me paduri reagimin e Komisionit përmes raportit të tij.”- tha Rama

Kryeministri Rama tha se pavarësisht se Shqipëria nuk është pjesë direkte e planit në lidhje me flukset e emigrantëve, ajo është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj për të ndihmuar BE për menaxhimin e kësaj krize.

“Sigurisht që folëm edhe për krizën dramatike të refugjatëve që me flukse të paimagjinuara deri pak kohë më parë, braktisin shtëpitë e tyre nga luftërat e konfliktet e përgjagjkshme dhe drejtohen për në europë, me synimin për të shkuar në Gjermani. Jam shumë mirënjohës për qartësinë me të cilën miqtë tanë dhe Pittela nënvizuan në lidhje me rolin që po luan Ballkani në këtë krizë dhe përgjegjshmërinë e tyre për të ndarë përgjegjësitë në përballimin e kësaj krize.

Siç e kam theksuar edhe në samitin e lidervë që u mblodh me emergjencë, e ritheksoj edhe sot, se Shqipëria pavarësisht se nuk është pjesë e korridorit është e përgatitur që të marrë përgjegjësinë e saj dhe të luajë rolin e saj dhe të bëjë gjithcka për të lehtësuar sadopak këtë krizë.”- përfundoi Rama.

Next Post

Kourtney Kardashian shfaqet provokuese në ditëlindjen e së motrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik, dokumentet e reja i zbulojnë edhe foton intime

Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik, dokumentet e reja i zbulojnë edhe foton intime

February 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet e nervozizmit të “trurit” të opozitës me mediat

February 1, 2026
Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

February 1, 2026
Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

February 1, 2026
Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

February 1, 2026
Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

February 1, 2026
Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In