• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e nervozizmit të “trurit” të opozitës me mediat

by Ylli Pata
01/02/2026 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nuk janë vetëm politikanët e lartë të Partisë Demokratike që janë nervoz me ata që ata i quajnë “media apo gazetarë të regjimit”. Apo edhe spin-i i PR i aparatit mediatiko-propagandistik të Sali Berishës. Këto ditë e këto orë, ky nervozizëm po vihet re edhe nga “emrat e rinj” të enturazhit “civik” të opozitës që kërkon bashkimin e madh kundër regjimit të Edi Ramës.

Dje, zëdhënësi i Berishës ju vërsul një gazetari që ndjek prej kohësh zhvillimet në opozitë, kurse sot Ermal Hasimja, në një koment të tijin, ishte më shumë se ironik ndaj atyre që vendosin vija të kuqe apo rregulla për opozitën.

Kurse i pari që e shprehu më egër këtë nervozizëm ishte profesori i gazetarisë, Luçiano Boçi, përkatësisht nënkryetar i PD-së. i cili në protestën “kombëtare” të PD-së sulmoi hapur ata që i quajti gazetarë dhe analistë të Edi Ramës.

Një linçim i tillë në një protestë me nerva të ngritura nuk është gjë tjetër veçse listim në defterët e “skulptorëve” ndëshkues, siç u shpreh sot vetë Edi Rama.

I vetmi që, edhe pse ka debatuar me zjarr në panele, por ka mbajtur një ton normal dhe ka diskutuar me argumentet e tij, ka qenë Flamur Noka, i cili në emisionin e Ylli Rakipit u përplas me Baton Haxhiun. Por që ishte një përplasje në kushtet e një diskutimi normal.

E gjithë kjo situatë ngjan vërtet absurde pasi, qoftë okat e opozitës, qoftë “truri” i saj, duhet ta shikonte favorizuese këtë situatë mediatike ku flitet aq shumë për opozitën.

Pasi nëse ka një fushë ku Sali Berisha dominon bindshëm politikisht, ajo ështe media. Raporti më i fundit nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, tregonte se Partia Demokratike zë 84.20% të hapësirës televizive në 3 ekranet kombëtare gjatë muajit dhjetor.

7-fish më shumë se sa Partia Socialiste, kurse nga partitë e reja, hapësirë ka fituar Shqipëria Bëhet me 2.24% për shkak të qëndrimit të Adriatik Lapajt përpara kryeministrisë.

Politikanit të cilit i është dhënë më shumë hapësirë nga tre televizionet kombëtare është po Sali berisha, 34.87% kurse kryeministrit Edi Rama 27.83%.

Ndryshimi është se gjatë dhjetorit Edi Rama në daljet e tij është shfaqur si kryeministër për aktivitete publike, kurse Berisha është shfaqur tërësisht për aktivitetin e tij partiak, nga konferencat e përditshme nga selia, foltoret dhe protestat.

Emisionet e darkës, edhe kur ka ngjarjen e aktualitet më të rëndësishëm në ditë, kanë përnatë nga një politikan të rëndësishëm të opozitës, ku diskursi vërtitet rreth argumenteve të “kuzhinës Berisha”. Më pas këto deklarata bëhen lajme në portalet televizive dhe bëjnë xhiron thuajse në të gjithë rrethin mediatik, si tashmë një rregull i ri i lëvizjes së Tokës përreth Diellit.

Çdo forcë politike do të gëzonte në një situat të tillë, kur ka primatin e diskutsit politik në opinion. Në vnde të tjera, edhe pse ka ngjarjen, ku opozita mund të ndërmarrë ofensivën politike, janë politikanët e qeverisjes që ndërhyjnë për të balancuar këtë diskurs.

Në SHBA, me gjithë ato skandale e tragjedi të rënda si vrasjet në Mineapolis, është Trump dhe aparati i tij që mundohem ta mbajnë situatën në primat, duke shvendosur temat.

Në Francën e zhytur në krizë politike e ekonomike, Sarkozy, vendosi syze dielli për të kapur ca like dhe klikime, që më pas të rrotullohen në kozmosin e ri të qarkullimit mediatik modern.

Po përse atëherë janë nervozë politikanët përreth Sali Berishës? Mos duan të llastohen, e jo të thuhen fjalë apo mendime kritike?

Situata duket më e komplikuar se kaq. Një polarizim edhe më i rëndë politik, përkatësisht një ndarje mendje të opozitës për ta rrëzuar Edi Ramën, do të ndodhte vetëm nëse molilizojnë njerëzit për ta bërë një gjë të tillë. Për të nisur një process politik, që siç ndodh gjithkund, përgatit një stinë të re politike, apo ekzaktësisht një ndryshim të madh politik në vend.

Por është pikërisht fjala ndryshim që i shqetëson, pasi ata pëlqejnë frazën rrotacion. E janë më të frustruar se është prishur “rregulli i gjërave” pra rrotacioni i pushtetit. Nga ana tjetër, nëse dë bënin një ndryshim brenda tyre, ai i madhi mund të vijë shpejt, ndoshta edhe menjëherë. Po nëse këtë ndryshim e bën Rama me qeverinë e administratën e tij? Apo SPAK, me në dosje të radhës ndryshon kahun e shënjestrës së tij? Se kemi edhe procesin Partizani, i cili sado të shtyhet do të nisë një ditë. Këto ishin disa, po ka shumë mundësi të ketë edhe arsye të tjera. Gjithsesi është krejt e çuditshme pse janë të mërzitur, pasi rrotacioni siç e quajnë është një proces që kërkon përgatitje. Zgjedhjet e radhës, janë vetëm pas një viti….

Next Post
Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik, dokumentet e reja i zbulojnë edhe foton intime

Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik, dokumentet e reja i zbulojnë edhe foton intime

Comments 1

  1. leka says:
    9 months ago

    Kur lojtaret politik jane figura te konsumuara media nuk ka fare efekt ,pale te ndjek dhe populli !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In