• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nderon për ditëlindje Edi Hilën: Pa të nuk do t’i kisha marrë dot kodet e fshehta të telajos së botës

by Java News
13/10/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditëlindjen e piktorit Edi Hila, duke e cilësuar si ylli më i shndritshëm i pikturës shqiptare.

Edi Hila

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditëlindjen e piktorit Edi Hila, duke e cilësuar si ylli më i shndritshëm i pikturës shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kur errësira e kohës shqiptare e gllabëroi sapo u shfaq dhe e degdisi në honet e persekutimit absurd, e më vonë, fatkeqësisht shumë më vonë për jetën e një vdekëtari, tek shkëlqimi i madh i dekadës së fundit, kur piktura e tij është shpërfaqur botërisht me të gjithë elegancën e vet magjepsëse, duke u bërë pjesë e thesarit europian të arteve të bukura.

Postimi i plotë i Ramës:

Edi Hila është padyshim ylli më i shndritshëm i pikturës shqiptare, që ka përshkuar një trajektore të hatashme nga shkëlqimi i parë, gati 50 vjet të shkuara, kur errësira e kohës shqiptare e gllabëroi sapo u shfaq dhe e degdisi në honet e persekutimit absurd, e më vonë, fatkeqësisht shumë më vonë për jetën e një vdekëtari, tek shkëlqimi i madh i dekadës së fundit, kur piktura e tij është shpërfaqur botërisht me të gjithë elegancën e vet magjepsëse, duke u bërë pjesë e thesarit europian të arteve të bukura.

Kam pasur fatin ta njoh e të jem afër Edit në periudhën e rëndë mes të dy shkëlqimeve, kur ai jetonte dyzimin torturues mes të jashtmes e të brendshmes, mes shtëpisë së vjetër dykatëshe me shkallë rënkuese druri në rrugën e Kavajës dhe studios së ftohtë në anën tjetër të rrugës; mes vizatimeve të fshehta në kuzhinën e katit të dytë, ku flitej me zë të ulët në ajrin e mbushur me hijet e bukura të Rinascimentos Italiane dhe pikturave të ndrydhura për shfaqjet vjetore në mexhelisin e mbushur me hijet survejuese të shoqërisë komuniste; mes bisedave të tij pedagogjike për punët e mia, që asokohe studioja në Liceun Artistik e më pas në Akademinë e Arteve dhe bashkëbisedimeve tona deri pas mesnate për lirinë e ndaluar, artin, kulturën, filmin, letërsinë në liri e në diktaturë… Pa Edi Hilën dhe Danish Jukniun, profesorin tonë të përbashkët, unë nuk do t’i kisha marrë dot qysh asokohe kodet e fshehta të leximit e të përkthimit në telajo të botës siç ishte por nuk dukej, po kjo është një histori tjetër.

Ai ishte asokohe autori i tablosë së mallkuar, “Mbjellja e Pemëve”, e cila qëndroi e varrosur në bodrumin e Galerisë së Arteve, deri kur radha e varrimit i erdhi vetë diktaturës së proletariatit dhe bashkë me daljen në dritë të asaj pikture, që sot e gjithë ditën i qëndron kohës si zanafilla e gjithçkaje pasoi dekada më vonë, nisën të çelin nën dritën e lirisë edhe filizat e kopshtit piktorik të Edi Hilës. Sot ai është kopshti më i bukur i pikturës shqiptare, një parajsë me kujtimet e mbeturinat e ferrit, ku sipërfaqet e peneluara janë si një pluhur i përzishëm yjesh që i mbështjell kohët dhe hijet e tyre, në kuadrate pa korniza, shembëlltyra të vdekshmërisë së përshkruar me mall e mallëngjim nga një shpirt kalimtar, që vdes prej kuriozitetit teksa ndahet ngadalë prej trupit të radhës.

Duke i uruar Edi Hilës ditën e lindjes, e falenderoj si gjithnjë me mirënjohje që ekziston dhe uroj që jeta e mundimshme e tij prej kopshtari kujtimesh të dhimbshme e vegimesh magjike, të jetë e mbushur në plot vite përpara me gëzimet fëminore të afirmimit botërisht të vlerës së çmuar të krijuar prej saj.

Next Post
VIDEO/ Ja momenti kur Forcat Xheniere në Vlorë shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar pakon me eksploziv

VIDEO/ Ja momenti kur Forcat Xheniere në Vlorë shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar pakon me eksploziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In