Ata që presin përçarjen e Partisë Socailiste do të zhgënjehen. Kështu e nisi fjalimin e tij në Kongres kryetari Edi Rama, i cili tha se edhe çështja e mandatit të tij do të diskutohet.
“Ka një pakicë shumë të vogël e cila duhet të gjejë se si do i bëhet hallit statutor mandatit tim. Do diskutojme hapur për këtë në pjesën e tretë të Kongresit, por jo vetëm kaq. Ka në këtë Kongres mendime të ndryshme, nga çdo anë, nga çdo rresht. Jashtë kësaj shtëpie ka shumë forca që presin me interes të madh çdo të ndodhë në këtë Kongres. Jashtë kësaj shtëpie ka forca që presin me interes të madh çfarë do të ndodhë në këtë kongres. Qoftë të përmbyset dhe një gotë ujë që pastaj të bëhet fjala që anija jonë u përmbys, por do të zhgënjehen sërish”, tha Edi Rama.
Ai ka bërë një falenderim për paraardhësin e tij në krye të partisë Fatos Nano, të cilin e ka ftuar të jetë pjesë e festimeve për 25-vjetorin.
“Uroj që të na bashkohet më 25-vjetor dhe uroj që të gjejë fjalët e duhura të lidershipit të tij në forcimin e karakterit të PS. Çfarë na ka ndarë me të nuk na ndan në dysh me historinë e kësaj partie”., tha Edi Rama.
Falenderimet e Ramës për Dirtëro Agollin, Ilir Metën, Gramoz Ruçin, Spartak Ngjelën, Skënder Gjinushin, Albin Kurtin, Pandeli Majkon
Edi Rama: Nga ky Kongres do të dalim edhe më të vendosur për të ecur drejtë në drejtimin e duhur. Nuk ka rëndësi këtu sa dhe si do të zhgënjehen ata që nuk na duan, rëndësi ka që edhe sot e kanë të gjithë vëmendjen tek ky Kongres. Le t’i kushtojmë një duartrokitje kreut të grupit parlamentar në PS Gramoz Ruçi, mes plot të tjerash më ka dhënë edhe një këshillë: Kujdes kur lëvdon me emra …Po t’ja kisha dëgjuar tërë këshillat Gramozit do të isha bërë dhe unë një burrë po aq i urtë sa edhe ai. Nuk do ta mbaja deri më sot dhe mot në krahë të djathtë për të bërë më pak gabime dhe për të mi numëruar ato. Sot nuk më lejohet që të mos falenderoj me emer ty të parin për dy gjëra. Faleminderit se ke qenë gjithonë në anën e duhur të historisë së kësaj partie duke mbrojtur dhe duke ruajtur karakterin demokratik të saj. Ke qenë për mua inkurajues në momente të vështira dhe gjykatës i rreptë në momente të mira. Dua të falenderoj në distancë dhe Dritëroin, Majko i palëkundur…Namiku që inatoset pa mbajtur inat, te Erjon Braçe që për inat të gjithëve është socialist i paepur tek Arta që nuk njeh perëndim dhe Fino që nuk njeh zili.
Dua të falenderoj posaçërisht në ribashkimin e socialistëve, bashkëkryetarin e Aleancës, Ilir Metën, nuk kemi vetëm kujtime të mira mes nesh, dy pjesë të familjes nuk janë ende të çliruara nga pesha e së kaluarës. Por më e rëndësishme është pesha për kthimin e vendit në drejtimin e duhur.
Falenderoj mikun tonë kokëfortë Albin Kurtin… edhe ai prap me kokën (bën shenjë me duar) Menduh Thaçi, e çmoj shumë ardhjen tuaj… I lavdishmi Skënder Gjinushi, besnik i pandarë i së majtës deri tek i lavdishmi Spartak Ngjela, rast unikal. Thotë jam me aleancën por jam kundër qeverisë. Shpresoj që Kongresi ynë t’ia vlejë për rrugën që keni bërë dhe kohën që keni vendosur të harxhoni këtu me ne.
Rama për reformat e qeverisë së majtë:
Edi Rama: Zgjedhjet e para ishin fitorja për të kthyer Shqipërinë në drejtim të duhur, kantjerët e reformave janë në punë edhe pse nëse e kthejmë kokën pas te Shqipëria që morëm në dorë kur fituam zgjedhjet kemi bërë kaq shumë gjëra për të cilët ndihemi me të vërtetë shumë krenar, por nëse kthejmë vështrimin rreth e rrotull, ka shumë gjëra për të cilat duhet të ulim kokën, jo për të fituar zgjedhjet e ardhshme, por për të fituar sfidën e gjeneratës tjetër. Ajo që kemi bërë deri tani na bën besimplotë tek aftësitë tona qeverisëse, por jo të vetëkënqur.
Të vazhdojmë kokëulur se shqiptarët meritojnë dhe presin shumë më shumë. Ata që shprehin ankesa janë në të drejtën e tyre, ndërsa ne nuk kemi pse të ankohemi për padurimin e tyre.
SHQUP – kjo është një sfidë me vete brenda sfidës së madhe. Duhet t’ia kursejmë pjesëmarrjen tonë në shfaqjen e politikës së ulët. Ata kanë ikur, largohen përditë nga dita e rikthimit. Ikën nga detyra, deytrë të cilën për 5 vitet e ardhshme do ta kemi ne.
Largohen përditë sepse kanë mbetur aty ku ranë më 23 qershor 2013. Qeveria e rënë në baltën e saj, përpiqen bam me këmbë e bam me duar na baltosin që të na ndyshojnë fokus të na mbajnë peng me të shkuarën. Nuk kanë asnjë vizion por kanë gjithë atë mllef për të shqyer fantazimin. Nuk kanë asnjë program, as në kokë e jo më në letër, por kanë të gjithë kurajon e paturpësinë për të të qëlluar përditë me gënjeshtrat e tyre bajate që janë kthyer si një infeksion.
E di që nuk është aspak e lehtë dhe askush të mos e marri sikur kjo është një kritikë ndaj jush, është thjeshtë për një reflektim të përbashkët sespe unë nuk jam njeriu i duhur për këtë kritikë. Shumica e shqiptarëve nuk kanë nevojë për ne, ta kujtojnë se çfarë mallkimi ishte për ta Saliu, ua kujton çdo të enjte.
Rruga drejt Reformës në Drejtësi
Edi Rama: Qytetarët nga ne nuk presin opozitë me qeverinë e vjetër. Si mund të kuronim papunësinë, varfërinë, korrupsionin në vetëm dy vjet e gjysëm? Si mund të vinim ne në dy vjet e gjysmë drejtësinë që njerëzit aspirojnë me plot të drejtë përmes një reforme që kërkon kaq shumë punë për t’u konceptuar, për t’u përvijuar.
Kaq shumë durim për tu miratuar dhe pa dyshim kaq shumë punë për t’u zbatuar. Kemi bërë progres drejtë përmbysjes së sistemit të korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë.
Kemi mbështetje si asnjëherë më parë për ta kaluar këtë rormë, por duhet vullnet, kohë dhe durim. As që diskutohet se ne mund të kemi bërë më shumë gabime, që ia numërojmë vetes, por jemi krenarë se nuk kemi bërë asnjë padrejësi të qëllimshme në dëm të ineresave kombëtare, popullit apo çfarëdo individi.
Popullit i ka ardhur në majë të hundës nga kjo farsë 20 e ca vjeçare. Njerëzit e nuhasin se nga është drejtimi i duhur. E kanë provuar se politika e lëmoshave sociale i ka lënë të varfër dhe pa aspirate. politika e shkeljes së syrit për më të dobëtit nuk i ndihmon por i rrënon ata.
Varfëria, korrupsioni, nuk luftohen si grip me të ngrohta, janë kancer dhe duhen luftuar pa dhimbje. Siç thoshte Gandi, reformatorë në fillim përqeshen, pastaj përbalten, dhe pas kësaj reformatorët triumfojnë. Të mos bësh reforma për të mos humbur votat është të tradhtosh fëmijët e tu, të tradhtosh popullin tënd dhe ta lësh popullin ton në këtë derexhe të para 30 muajve.
A nuk e thonë; “po nuk e bënë dhe këta kjo punë nuk bëhet më”. Unë sot e kam të patundshëm bindjen. Sot i shoh vështirësish dhe problemet nga më afër që në ditën e parë nuk e kuptojë kompleksitetin e tyre. Jo vetëm që do të bëjmë reforma por do të marrim dhe votat për këto.
Gabimet në qeverisje sipas Ramës
Edi Rama: Një nga gabimet tona ishte se edhe ne e shtymë reformën e energjisë për një vit, se do humbnim popullaritetin dhe do humbnin zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk janë ata që i ka marrë rëndomtë politika e Tiranës, shqiptarët janë të gatshëm për të përballuar çdo reformë.
Kur qeveris e djathtë thonë jemi mirë se ka dhe më keq, kur qeveris e majta thonë jemi keq se ka më mirë. Qeveria as të punëson dot as s’të ndalon dot ta shash mbarë e prapë. Nëse nuk di merru me psenë jo me qeverinë.
Sot ka 26 mijë vende të lira pune. Në Korçë ka 5 mijë punë kërkues dhe vende të lira pune janë 5 600. Në autostradë nuk ka asnjë kompani të vetme që nuk kërkon punonjës nga 1 deri në 100.
Matteo Renzzi: Është një çast shumë i vështirë, delikat, Ballkani po bëhet itinerar refugjatësh. Kemi nevojë të investojmë për sigurinë, luftën kundër terrorizmit organizatat mafioze, të sjellim modelin e shtetit që i jep hapësirë kujtdo që dëshiron të investoj. Sot shqiptarët që ndodhën në itali janë pjesë përbërëse e jona përgëzoj kombëtaren tuaj në këtë periudhë të fundit me një trajner Italian. Ata që ikin nga lufta dhe dhuna duhet ti mirëpresim. Shqipëria mund të jetë protagonist si shtete kandidat për hyrje si një anëtare e BE-së. italia është e bindur që Shqipëria të jetë në BE le të punojmë së bashku që njerëzit të kenë shpresë për të ardhmen. Është koha për një brez të ri udhëheqësish.
Gianni Pitella: Shqipëria është sot një komb i madh. Lider në Ballkan. I kam qëndruar pranë këtij vendi shumë të bukur. Reforma në sistemin gjyqësor është shumë e rëndësishme, ashtu siç është i rëndësishëm roli juaj për të stabilizuar vendet e Ballkanit. Familja socialiste në Evropë dhe në Botë po përjeton një fazë jo shumë të mirë. E djathta i trajton njerëzit si kafshë. Shikoni cfarë ndodh me të djathtët republikanë.
Massimo D’Alema: Kam besim që tashmë televizioni ju ka përgatiur paraprakisht që të dëgjoni të flitet gjuha italiane. Por është edhe dëshira e një lidhjeje shumë të fortë mes kombeve tanë. Para së gjithash do të doja të thoja disa fjalë si evropian. Si president i fondit kulturor për socialistët evropianë. Nën udhëheqjen e socilaistëve Shqiëpria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend modern. Nuk ëhstë më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar apo Shqipëria e gomoneve dhe skafeve, sot ëhstë një vend që rritet, një ekonomi që integrohet. Kam qenë në Tiranë jo shumë muaj më parë pasi u ftova të ndiqja së bashku me personalitete të tjera evripoane takimin e nivelit të lartë të kryeministarve të Ballkanit Perëndimor. Fakti që pashë të uleshinrreth të njëtës tryezë, kryemisnitrin e Serbisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi, të gjitha më mallëngjeu thellësisht, sepse të gjitha ne e dimë se cilat konflikte tragjik kanë përgjakur këtë pjesë të Evropës. Evropa po përjeton soit një krizë të vështirë që ka të bëjë me ekonominë, shoqërinë por po përjeotn edhe një krizë vlerash. Ne socialistët nuk mund të heqim dorë. Do doja të shtoja që kjo Evropë e munduar, e lodhur ka nevojë për energji, për freski, për vrullin që mund ti vijë nga vende të cilat e shohin me besim prespektivën Evropian. Ka diçka që Evropa mund t’ju japë Evropës por ka shumë që ju mund t’i jepni Evropës. Së fundi do doja të thoja disa fjalë si italian. Ajo që na bashkon ëhstë një histori e gjatë, historia e një miqësie të thellë, dhe sigurisht e majta italiane e ka përjetuar marrëdhënien e saj me Shqipërinë nën një frymë miqësie të madhe. Kemi jetuar së bashku krizat dhe angazhimi i Italisë nuk ka munguar kurrë. Fituam së bashku shumë beteja të vështira, fituam betejën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.
Ish-kryeministri i Britanisë Toni Bler: Do zgjidhja Shqipërinë si një vend ku mund të ndihem optimisit për të ardhmen, lidershipi ka rëndësi dhe ai i Edi Ramës po i jep një shtysë të rëndësishme për këtë optimisëm. Shqipëria ka sfida të mëdha, po me politika të qarta dhe pragmatike, po ndodhin dy gjëra të rëndësishme, e para progres hap pas hapi në të gjitha drejtimet, e dyta nga statusi i vendit kandidat, tani Shqipëria mund të shohë përpara për një të ardhme brenda familjes së madhe evropiane. Ne duam të shohim Shqipërinë në BE. Është një vend i larmishëm sa i i përket besimit fetar, pjesa më e madhe janë muslimanë por është një vend që krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare. Shqipëeria ka kaluar shumë kohëra të ërreta, por e ardhmja e saj është e ndritur dhe e merion të jetë e tillë.
ORA 11:20 Sergei Stanishev, lideri i Partisë Evropiane Socialiste: Kënaqësi e madhe të uroj kongresin tuaj. Kam qënë udhëheqës partie dhe e di që cdo kongres ëhstë momenti i së vertëts, momenti kur e ndjen vetën se çafrë ke arritur dhe ku vendos se cili ëhshtë drejtimi i së ardhmes. Unë e di që PS e Shqipërisë është një parti e forrtë me rrënjë të thella në të kundërt nuk do ti qëndronit regjimit totalitar autoritar të Sali Berishës
2 vjet më parë treguat se cili ishte drejtimi i duhur dhe sot mesazhi që pamë tregon se ju po e ruani këtë drejtim të duhur. Në një mjedis të vështirë arritët të bënit shumë reforma të rëndësishëm
Shpresoj që ky vit të hapë negociatat,.Prova më e madhe për cdo parti është pushteti.. Falenderoj kryeministrin për kontributin e tij. Sic bëri me punën e tij në bashkinë e tiranës duke e bërë më të mirë këtë qytet. Kështu do ta lavdëroja për qëndrimin e tij në Rajon. Unë vij nga Bullgaria, ne kemi patur fitoret tona humbjet e cdo gjë. Shipëria po ndjek politikën e fqinjësisë së mirë në Balllkan.Ju duhet të dini se PS ka emër të mirë ndërkombëtarë. Jemi të gatshëm të mbështesim vendin tuaj. PS dhe vendi juaj ju uroj fat dhe kongres të frutshëm bëni atë punë që shqiptarët presin prej jush
Martin Schultz-videokonferencë: Më vjen keq që nuk munda të jem…Evropa është në tension dhe solidariteti vë në prove institucionet evropiane, të gjithë aktorët duhet të bashkëpunojnë, të tregojmë kujdes që kriza të mos pengojë rrugën e stabilitetit. Qershorin e kaluar pashë me sytë e mi progresin e madh por pavarësisht s’duhet të harrrojmë reformat që keni për të bërë. Lavdëroj kontributin e Ramës për të përmirësuar qasjen ndaj drejtësisë sociale….shumë suksese për Kongresin tuaj.
Taulant Balla: Kemi ndërtuar rrugë të shkëlqyer për në Evropë. Kemi treguar jo pak për vlerën e shtuar të Partisë Socialiste në qeverisjen e Shqipërisë. Pikërisht pse kemi bërë jo pak kemi mundur të mësojmë shumë dhe çfarë mundë të bëjmë më shumë në vijim. Qeveria e Aleancës për Shqipërinë Evropiane e ka nisur rrugëtimin me statusin e vendit kandidat. Ne u kemi provuar shqiptarëve se jemi të aftë të bëjmë atë që na takon, për një Shqipëri me shtet, me rend publik, ku i pushtetshmi i nënshtrohet rregullave të bashkëjetesës njësoj si çdo qytetar tjetër. Një Shqipëri me rend të barabartë ligjor për gra dhe vajza që ngjisin hap pas hapi shkallët me mundësi të barabarta. Një Shqipëri me partnerë ndërkombëtare që nashkëpunon me dinjitet. Partia Socilaiste ka përgjegjësinë dhe meritën kryesore për ndryshimin e vendit së bashku me aleatët tanë. Por, nuk do ja dilnim dot pa ndihmën e miqve tanë, socialistëve evropianë.
***
Punimet e Kongresit të Partisë Socilaiste u çelën me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, i cili si “i zoti i shtëpisë” uroi të ftuarit special dhe gjithë delegatët për mirëseardhjen.
“Mirëseardhje të ngrohtë për ata që janë në PS për herë të parë. Për ata që kanë vendosur të marrin frenat në dorë, se kanë kuptuar që duke qenë të anagazhuar fjala e tyre ka vlerë se si shkon e ardhmbja e Shqipërisë. Ne ju themi mirëseerdhët në shtëpinë me të madhe të politikës”, tha Veliaj.
Veliaj foli edhe për atë që pritet të shkaktojë debate, çështjen e mandatit të kryaterit të PS.
“Zgjedhja e kryetarit të PS nuk është qëllim në vetvete por si mjete për të realizuar dhe fuqi në duart e cdo shqiptari për ta cuar vendin në drejtimin e duhur me qëllim që të kemi kryetar të fortë, sekretar të përgjithshëm të fortë dhe delegatë të fortë”, tha Veliaj më tej.
***
Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste, ku janë të parashikuara 6 pika në rendin e ditës.
Më tepër se 1500 delegatë nga të gjitha qarqet e vendit pritet të votojnë për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese dhe 175 anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare të PS.
Pas fjalës së kryetarit Edi Rama, Gramoz Ruçi do të flasë për raportin e anë-tarësimeve dhe zgjedhjet në PS e më pas pritet të ketë një raport të Komisionit të Garancive Statutore. Kongresin pritet ta përshëndesin, veç aleatëve edhe figura të së majtës evropiane.
Kryeministri Italian, Mateo Renzi, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryetari i grupit social-demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, të cilët do të jenë aty përmes videomesazhit. Në Kongres janë të pranishëm lideri i së majtës europiane, Gianni Pitella si dhe përfaqësues të partive politike shqiptare nga Kosova e Maqedonia. Ish-ideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti ishte që dje, i pranishëm në pritjen që Rama organizoi për delegatët dhe po kështu një tjetër figurë e së majtës Italiane, Massimo D’Alema.
Debatet
Në Kongres priten debate për atë që tashmë po quhet çështja “Blushi”. Në ndryshimet e parashikuara në Statut, dhe që do të votohen në Kongres parashikohet që kryetari i partisë konfirmohet në rast se fiton zgjedhjet e përgjitshme, sipas modelit laburist. Kjo kundërshothet nga Ben Blushi dhe disa mbështetës të tij të cilët kërkojnë zgjedhje për kreun e partisë. Ndërkohë kryetari aktual Rama pritet të propozojë zyrtarisht referendum për këtë çështje.
Axhenda
- Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
- Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
- Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
- Pyetje dhe diskutime.
- Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.
- Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.