• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama: Milot-Balldren, e para autostradë europiane e standardit A

by A R
02/06/2019 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rruga Milot-Balldren është projekt prioritar që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë me unazën turistike të Mesdheut”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se “kjo rrugë do të jetë e para autostradë europiane e standardit A, me të gjithë parametra”.

Gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie të Partisë Socialiste në Lezhë, Pjerin Ndreu, Rama tha se, “meqë erdhi mundësia po bëjmë dhe një vjedhje të madhe tek rruga Milot-Balldren. Sepse siç e keni dëgjuar nga ata, ne vjedhim kudo ku prekim. Dhe atë rrugë që ju të gjithë e njihni, jo si rruga Milot-Balldren, por si autostrada e vdekjes dhe ku kanë lënë jetën plotë e plotë njerëz dhe janë plagosur plotë e plotë të tjerë. Ne do ta rindërtojmë totalisht nga e para”.

“Rruga Milot-Balldren është pjesë e aksit të korridorit blu, Adriatiko-Jonian, është në atë shtrat. Është një aks strategjik për zhvillimin turistik, jo vetëm të Lezhës, por të gjithë Shqipërisë. Është projekt prioritar që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë me unazën turistike të Mesdheut”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “këtë segment ne do ta ndërtojmë vetë sepse koha nuk pret. Ndërkohë që në projektet e Procesit të Berlinit është prioritet dhe do të financohen edhe disa pjesë të tjera për t’u plotësuar”.

Rama theksoi se këtë projekt, “do ta ndërtojmë shpejt, në 30 muaj dhe do ta paguajmë për 13 vjet, falë partneritetit publik privat ose siç thonë ata, vjedhjes. Se ku është këtu vjedhja, ndërkohë që shteti, qeveria, ndërton një marrëveshje me një privat, i cili do ta financojë me kapital të vetin. Kapital që buxheti i shtetit nuk e ka, se po ta kishte nuk ishte nevoja. Dhe pastaj vit pas viti qeveria do ta shlyejë. Patjetër se nuk bëhet për bamirësi”.

Duke shpjeguar detajet e projekti kryeministri Rama tha se, “do të jetë e para autostradë europiane e standardit A, me të gjithë parametrat. Edhe rruga e Kombit vetëm një pjesë e ka standard A. Do  ketë, jo vetëm 3 korsi në njërën anë dhe 3 në anën tjetër tjetrën, por edhe korsi të emergjencës edhe dy rrugë paralele nga 9 metra të gjera që në autostradë të shkojnë dhe të vijnë makinat. Jo të ecin edhe makinat, edhe bagëtitë, edhe njerëzit dhe nga ana tjetër do ketë edhe rrugët e shërbimit për të gjithë komunitetet që të lidhen në mënyrë normale dhe të mos detyrohen të kapërcejnë autostradën. Do ketë dy ura, njërën mbi Mat, tjetrën mbi Drin, dy vepra arti. Do të ketë 6 mbikalime dhe nënkalime. 2 tunele afërsisht një kilometër. Dhe më në fund ky xhepi këtu, që vjen Shqipëria dhe mblidhet këtu do shmanget dhe gjithë lidhja nga jugu në veri dhe nga veriu në jug nuk do kalojë nga xhepi këtu, por do vazhdojë normalisht. Ky është projekti”.

/a.rada

Next Post
Basha “kokëfortë”: Asnjë hap pas, demokracinë nuk e japim!

Basha flet në protestë: Fëmijët janë mirënjohës për këtë bashkim të paparë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com