• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, Metës: Krisjen të mos e çojmë në thyerje, një President qesharak s’e përballoj dot

by Java News
06/11/2018 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje të martën Presidentit Ilir Meta që të shfaqë dëshirën dhe durimin që krisjen mes tyre të mos e çojë në thyerje.

“Krisja në këtë rast nuk është personale dhe as politike, krisja është Kushtetuese. Ne që jemi këtu, mishërimi i vullnetit të popullit sovran do të bëjmë çmos për ta ngjitur. Uroj që të gjejmë edhe nga ana e Presidentit të Republikës dëshirën dhe durimin për të mos e çuar krisjen në thyerje, që sigurisht nuk do të jetë fundi i botës, por patjetër është në të mirën e vendit dhe të të gjithë bashkë që ta shmangim. Është e shmangshme.

Megjithatë, Rama tha se kjo nuk është pengesë e pakapërcyeshme për ta.

“Ne duhet të kemi detyrimin për t’i dhënë zgjidhje me mirëkuptim. Nëse edhe Presidentit të Republikës nuk do t’i mungojë dëshira për mirëkuptim, kjo krisje zhduket në pak kohë. Sidoqoftë ne do t’i bëjmë hyzmetin këtij procesi dhe do të vazhdojmë komunikimin me Presidentin”.

Lidhur me arsyen e mosdekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm nga ana e Presidentit, ku duket se ka nisur edhe e gjithë krisja mes tyre, Rama tha “Mos o Zot, mos qoftë ajo që unë ende nuk e besoj që ma kanë dëgjuar veshët në takimin me të. Madje jam gati të pranoj se kam unë problem me veshët përpara se të pranoj se ma ka thënë Presidenti i Republikës mua atë arsye… Mirë se të vijë Presidenti dhe ta na rrëfejë me dyer të mbyllura a të hapura gjithçka që e ka mbajtur përbrenda me shumë gjasë, pa arritur të ma thotë edhe mua në sy, por mos qoftë ajo që më ka thënë mua. Larg Qoftë! Sepse çdo gjë mund ta përballoj, por një President qesharak nuk e përballoj dot për atdheun tim.”

“Durimi për të gjetur një zgjidhje shumëkujt i ngjan si pamundësi, vendosmëria në arritjen e qëllimit shumë shumëkujt mund të mund t’i ngjajë si vetëngushëllim për sa kohë Presidenti i papranueshëm për ne qëndron përballë nesh si fakti i kryer. Por më besoni se nuk është kështu. Koha më ka mësuar të mos e them fjalën e fundit të parën dhe vendi më ka mësuar ta respektoj radhën e lëvizjeve. Sot le të votojmë shkarkimin e Fatmir Xhafajt, të cilin e falenderoj për kontributin që dha. Më pas do të vendosim në qeveri ministrin e Brendshëm të refuzuar nga Presidenti për dekretim, natyrisht si zv/ministër, dhe do t’i japim disa ditë kohë jo vetëm Presidentit të Republikës, jo vetëm që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë, por edhe vetes, për të hedhur hapin tjetër”, tha Rama.

“Gjeneral Sandër Lleshi, që nga sot do të drejtojë Punët e Brendshme të Shqipërisë, kam shumë besim se jo vetëm nuk dot zhgënjejë askënd me punën e tij, por do t’i japë një shtysë të fortë dhe të domosdoshme punëve të brendshme.”

a.ç

Next Post
Franca do ketë shumë protesta

Franca do ketë shumë protesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In