• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca do ketë shumë protesta

by Java News
06/11/2018 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez paralajmëron rritjen e taksës së karburanteve, pavarësisht pakënaqësisë që ka shkaktuar kjo në popull. Emanuel Macron ka deklaruar se do të vazhdojë me planet e tij për rritjen e taksave edhe pse e gjithë Franca rrezikon të përfshihet nga protesta masive.

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga rritja e taksës për karburantet, pavarësisht paralajmërimeve për protesta masive gjatë muajit dhe rënies së popullaritetit të tij në minimum.

Shoferët kanë planifikuar bllokimin e rrugëve në mbarë Francën më 17 Nëntor, në shenjë proteste kundër çmimeve të larta, që janë rritur me një të tretën në vitin e fundit, lëvizje që ka vënë në dyshim premtimin e Macron se do të mbronte klasën punëtore.

Me pretendimin për të luftuar ndryshimet e klimës, qeveria e tij ka votuar pro rritjes së taksës me qëllim reduktimin e çlirimit të gazit karbonik, si çmimin e dizelit, karburanti më i përdorur në Francë.Por rritjet, të vendosura në fund të vitit 2017, kur çmimet e naftës ishin nën 50 dollarë për fuçi, janë bërë më të dhimbshme për konsumatorët pasi çmimi i arit të zi arriti në 85 dollarë për fuçi muajin e kaluar.

Plani i qeverisë franceze ka bërë që popullariteti i Macron të bjerë në 21 për qind, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar. Por presidenti, i cili ka nisur një tur 7-ditor në veri-lindje të Francës, ka deklaruar se nuk ka në plan të tërhiqet.

“Më mirë të taksoj karburantin se sa klasën punëtore. Njerëzit që ankohen për rritjen e çmimit të karburanteve janë të njëjtët që ankohen për ndotjen e ajrit dhe për fëmijët e tyre që vuajnë”, tha Macron në një intervistë.

Ndërkohë, rivalët e tij politikë kanë dalë në mbështetje të rebelimit qytetar, duke e etiketuar ish-bankierin si anëtar të elitës metropolitane, që nuk e ka idenë se çfarë ndodh jashtë Parisit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Financimi 37.9 mln euro, nis puna për Bypass-in e Fierit

Financimi 37.9 mln euro, nis puna për Bypass-in e Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In