• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, Meta në mes e Basha anash dhe kurrë mos thuaj kurrë!

by Lorenc Vangjeli
14/12/2017 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Dorëheqja e kreut të SHISH, pothuaj një muaj e gjysëm më parë, tronditi gjithë Tiranën politike. Meta dhe Basha e Berisha nuk e fshehën habinë që njeriu që duhet të administronte sekretet, u vetëlargua pa asnjë zhurmë dhe paralajmërim nga posti delikat që mbante. Në mungesë totale të informacionit dhe të transparencës që do të duhet të shoqëronte një ikje të tillë, u shpikën dhe u stisën me dhjetra skenarë, nga të cilët, sa më të pabesueshëm skenaret, aq më shumë konkuronin ata në besueshmëri dhe ngjanin realë. Skenarë të cilët nisnin që nga presioni ndërkombëtar, që gjykohej kësaj here aleat me Ramën në marrjen totale të të gjithë pushteteve në Shqipëri, e deri në llogari estetike dhe hesape erotike që kushtëzonin, sipas tyre, një largim pa të shtyrë e zhurmë. Siç ndodh pothuaj në të gjitha rastet, e vërteta është zakonisht shumë më e thjeshtë se sofistikimi provincial që synon të bëjë më interesante Tiranën.

Sepse si rregull, në Tiranë nuk ka heronj, por ka llogari mbi heronj të supozuar.

Nuk ka shërbesë për publikun, por shërbim për veten.

Nuk ka idealizëm, por shtesë, shtysë e ide për egoizëm.

Kreu i SHISH u largua mbas një marrëveshjeje me kryeministrin për një histori vetjake dhe për një tërheqje pa bujë nga një majë e fshehtë publike, në një tjetër majë të qetë gati protokollare. Duke ikur ai hapi rrugën për dikë që do të ishte më i besuar në sytë e kryeministrit dhe në këmbim, mori besimin e kryeministrit për një detyrë që e bën direkt vartës luksi të kryeministrit.

Pothuaj një muaj e gjysëm më vonë, askush nuk e kujton më Visho Ajazi Likën, i cili mori dekretin presidencial që do ta çojë në Bruksel si ambasador. Por edhe kjo ikje vetjake, sado e çuditshme që të duket, ka kryer padashur një shërbim publik në vend.

Largimet e paraardhësve të tij kanë qenë shumë më të ndryshme. I pari, Gazidede, iku bashkë me ish-eprorrin e tij president nga një Shqipëri në prag të luftës civile.

Fatos Klosi nuk iku para se të merte me vete së paku kryeministrin e kohës Majko, i cili në fillim i shpalli luftë publikisht në emision televiziv kur ishte më i fortë se kurrë dhe tentoi ta mbajë në detyrë kur ishte më i dobët se kurrë. Klosi iku vetëm kur rrethanat dhe njerëzit më të pushtetshëm të kohës në Shqipëri, Nano e Berisha ju vunë kundër.

Bahri Shaqiri, drejtuesi tjetër jetëgjatë i SHISH, pati një trajektore tjetër. Ai qëndroi në detyrë deri me kushtin e pothuaj rrëzimit të kryeministrit Berisha në dy episode. Rezistoi për shkak të vetos së Ilir Metës, bëri më pas gjithçka kundër Ilir Metës për llogari të Edi Ramës dhe tani është në zyrën e Ilir Metës si president.

Visho, edhe pse kishte mbështjetjen e presidentit, tashmë firmë e fundit në emërim-shkarkimin e tij, vendosi vetë të largohet. Duke lënë pas një mundësi të hapur dhe shërbesën e fundit: demonstrimin e magjisë së sistemit. Demokracia bën që të jenë bashkë edhe njerëz që duhen, edhe njerëz që urrehen. Individë që pavarësisht ndjenjave reciproke njerëzore, detyrohen të bëhen bashkë për shkak të kontrollit dhe balancës mes institucioneve. Siç ndodhi kësaj here me Ramën dhe Metën. Kur njëri ka propozuar drejtuesin e ri të SHISH dhe tjetri e dekretoi. Deri në momentin kur do të shihen sërish sy më sy. Me apo pa Bashën në mes. Jo si një akt, por si një fakt. Si një provë që dëshmon se politika është arti në të cilin, një nga aktorët kryesorë të tij, Berisha, hyri me frazën fantastike: kurrë mos thuaj kurrë!

Next Post
Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, arrestohet tutorja 60-vjeçare

Prostitucion kundrejt 50 mijë lekëve, goditet rrjeti në Durrës, arrestohen dy gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In