• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Meta i çoi punët për dreq, dëmtoi figurën e kreut të shtetit në 40 ditë

by Java News
03/07/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikurse ishte planifikuar, kryeministri Rama mblodhi sot në ambientet e Këshillit të Ministrave deputetët e rinj të zgjedhur në 25 Qershor si dhe kryetarët e Bashkive.

“Ta mbajme mire vath ne vesh, një mbështetje e tillë nuk është vlerësim për aq sa kemi bërë sesa besim për atë që mund të bëjmë. Mos justifikimi i këtij besimi do të ishte fatal për PS-në. Pas 4 vitesh qeverisje kemi marrë më shumë vota. Nëse ata që u larguan nuk do të kishin këtë rezultat nëse do të mbanin edhe përgjegjësinë” – tha Rama.

Sipas tij, gjatë këtij mandati janë shfaqur jo pak sjellje jo të respektueshme dhe kjo duhet të marrë fund.

“Falënderoj partnerët e mandatit që mbyllëm për votat që dhanë për reformat. Falënderoj Metën, jo për gjërat që i coi edhe një herë për dreq, duke hedhur në ere projektin strategjik të së majtës, por për kontributin që dha për reformat. Meta i mori votat tona për të qenë president konsensual dhe ko konfliktual, dhe të fokusohet te riparimi i dëmeve të mëdha që i bëri figurës së kreut të shtetit këto 40 ditë fushate. Nuk duhet të damkoset pa hyrë ende në zyrë figura e presidentit të republikës” – tha Rama.

Rama tha se LSI është para Shqipërisë një vrimë në ujë.

Kryeministri paralajmeroi edhe nje parlament me serioz.

“Parlamenti nuk mund të jetë një kazan politik. Ndaj ne do ndryshojmë mënyrën e drejtimit të Kuvendit” – tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i PS paralajmëroi ngritjen e një grupi pune nën kryesimin e Gramoz Ruçit, që sipas tij do të merret me funksionimin e PS-së në qarqe duke krijuar “Rrjetin Kombetar të Zyrave të Deputetëve”.

Në këtë projekt, tha Rama, pritet që deputetët të zhvillojnë dëgjesa me qytetarët.

“Skuadra e re qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit, ajo që zien në kazanet e katundit mediatik, le të vijojë. Tur 30 ditor për të nxjerrë në pah problematikat kryesore në cdo qark. Udheqësit në qarqe do të paraqesin një dokument kombëtar që do të paraqitet në Asamblene e PS në fund të gushtit. Të rinjte e diplomuar dhe me eksperienca janë të thirrur të paraqesin CV e tyre për të shëruar kancerin e administratës. Ne nuk morën vota për të marrë tepsinë për vetë, por për të cuar tepsinë për skrap. Në fushatë u bënë publike raste dramatike nepotizmi, LSI partia me e prekur e këtij kanceri antishtet. Do ndërhyjmë në ligjin e konfliktit të interesave. Pastrimin më parë do ta nisim nga vetja“, tha Rama.

Kryeministri Rama u ndal dhe tek marrëveshja me Bashën duke theksuar se do të jetë busulla e orientimit për të ardhmen politike në vend.

“Dora e bashkëpunimit do të jetë e shtrirë për ata dhe PD. Marrëveshja me PD do të mbetet busull orientuese në marrëdhëniet me opozitën. Prioriteti ynë do të jetë nxjerrja e mësimeve të këtij mandati përmes një reflektimi serioz”.

***

Kryeministri Edi Rama, pas fitores së thellë që korri në zgjedhjet e 25 qershorit, ku PS-ja arriti të siguronte 74 mandate, do të zhvillojë sot një takim me deputetet e rinj dhe ata që morën pjesë në garë.

Në fokus të takimit që pritet të nisë në orën 11:00 do të jenë shqetësimet e qytetarëve ndaj administratës publike. Rama do u kërkojë deputetëve të rinj që të mbledhin të dhëna dhe më pas të vënë në dijeni për çdo shqetësim që ndodh në qarqe sa i takon problemeve brenda administratës.

Në fjalimet e tij të shpeshta gjatë fushatës elektorale kryeministri Rama foli për administratë të politizuar dhe se ende qytetarët shqiptarë endeshin zyrave për informacione.

Dy ditë më parë kreu i qeverisë njoftoi se ai dhe grupi i tij do të zhvillojnë një tur përreth 30 ditë për të dëgjuar qytetarët e thjeshtë për shqetësimet që kanë ndaj qeverisë dhe administratës. Sipas tij, pas turit 30 ditor të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark.

a.ç

Next Post
Katari nuk bindet dhe refuzon kërkesat arabe

Katari nuk bindet dhe refuzon kërkesat arabe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In