• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama, Meta e Basha, shumë ndryshe për të njëjtën gjë  

by Java News
14/07/2015 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Tre partitë e mëdha në Shqipëri kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të parë mbrapsht se çfarë ka ndodhur në 21 qershor. Duket se fitimtarët kanë zgjedhur të analizojnë rezultatin, kurse humbësit të dëshmojnë se nuk ka qenë faji i tyre për humbjen.

Socialistët e Ramës kanë vendosur të bëjnë një fushatë të gjerë zgjedhore kësaj here në nivel partiak e në të gjitha nivelet e partisë së tyre. Duke nisur që me postin e kryetarit të saj, që ka qenë vazhdimisht një mollë e preferuar për sherr nga kritikët e tij brenda PS-së. Edhe kësaj rradhe socialistët do të votojnë sipas parimit një antar, një votë dhe sërish me vetëm një kandidat, Ramën. Kali fitues nuk ndërrohet dhe kështu është e sigurt se Rama në vjeshtë do të ketë një mandat të ri në krye të partisë së tij. Ai pason në vite konkurrimin e tij të parë në këtë post në dhjetor 2003 dhe më pas, mandatin e tij të parë që nga viti 2005-a, në vijim pandërprerje.

Fushata zgjedhore në parti do të jetë një pasqyrë e rezultateve të 21 qershorit dhe do të shërbejë dhe për qortimin e tyre politik; kush ka humbur do të ikë!

LSI, aleati kryesor i socialistëve në qeverisje ka nisur të bëjë analizën e shifrave të saj në zgjedhje. Duke marrë për momentin rezultatin më të mirë historik të saj në proporcional dhe duke fituar shumicën e bashkive në të cilat konkurroi, ajo ka zgjedhur kritikën në vend të festës. Dy bashki të humbura, kryesisht ajo e Pogradecit dhe e Vorës janë në qendër të kërkimit të “pse ndodhi kështu”. Në Pogradec është paralajmëruar që prej më shumë se një jave se do të ketë një riorganizim total të strukturave partiake. Në Vorë, ku diferenca mes kandidatëve ishte më e vogël se sasia e votave të kontestuara, LSI vendosi që të mos e shtyjë më tej procesin e ankimimit. Për Ilir Metën nxjerrja sa më shpejt e rezultatit përfundimtar dhe nisja punë e të zgjedhurve të rinj lokalë është më e rëndësishme se gjykimi i Vorës dhe për atë që ndodhi në Vorë.

Në PD analiza ka nisur me këmbën e mbarë. Fillimisht, me daljen e shifrave pothuaj zyrtare të zgjedhjeve dhe mbasi u mësuan pothuaj gjithë emrat e bashkiakëve të rinj, PD zgjidhi dilemën e fortë: fituam apo humbëm në zgjedhje? Një ushtrim matematike i llojit: cili numër është më i madh, shtata apo treshi. Pak a shumë sa është edhe diferenca në përqindje mes dy koalicioneve në garë.

Basha ka premtuar se do të bëjë transparencë të procesit zgjedhor dhe se do të shpjegojë rezultatin e partisë së tij. Por, ndryshe nga dy rivalët e tij, Bashës i është dashur edhe të saktësojë qëndrime të ndryshme brenda koalicionit të tij të motivuar për të gjetur një motiv për betejë politike. Ai ka mohuar deklarimin e djeshëm të kryetarit të PR-së Fatmir Mediu, sipas të cilit në PD ekzistonte ideja se rikthimi në pushtet do të bëhej vetëm në rast të një koalicioni me LSI-në e Ilir Metës. Mediu tha se ai vetë do të zgjidhte PS-në në një rast të tillë. Në fakt ky është një qëndrim realist; gjykuar nga shifrat e sotme dhe trendi i afërt i humorit politik të publikut, PD ngjan se të vetmen mundësi për të ardhur në pushtet e ka nëpërmjet aleancës me një nga dy partitë e majta. Por Basha e korrigjon këtë mundësi. E korrigjon dhe e mohon. Basha thotë se: “…PD nuk bën zgjedhje mes dy të këqijave, por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe. PD dhe demokratët nuk kanë interes kryesor t’i hipin kalit të pushtetit, por kanë interesin e qytetarëve. Aleanca jonë do të jetë vetëm me shqiptarët”, tha kryetari i PD-së Basha. Duke premtuar në të njëjtën kohë pritje të gjaë, ende të gjatë e për një kohë të papërcaktuar për militantët e tij në dyert e pushtetit. Shifrat elektorale dhe humori i shqiptarëve i mbajnë ato ende të mbyllura me disa dryne. Siç janë kyçur shumë ndryshe nga njëri-tjetri në qëndrime tre protagonistët e zgjedhjeve, siç është shumë i ndryshëm një trinom politik me tre kulme, Rama, Meta dhe Basha.

Next Post

Edhe Rada Trajkoviç kundër formimit të Speciales?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In