• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama, Meta e Basha, mes paqes e luftës

by Java News
17/11/2015 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Dje njëra nga pjesët e të majtës kreu një akt sfide politike. Edhe pse nuk e tha kush, edhe pse do ta mohonte gjithkush nëse do të zgjidhte të fliste për atë akt, ai ishte një sfidë e shumëfishtë edhe për simotrën PS, edhe për shemrën PD. LSI, një parti e ndryshme nga dy të parat për një mijë e një arsye, shënjoi të hënën një lëvizje politike me tre drejtime kryesore: transparencë në financimin politik të partisë, përzgjedhjen e kandidaturave politike dhe qortimin e të zgjedhurve dhe të emëruarve aktualë.

Një dokument i prodhuar nga kjo parti tenton të japë përgjigje për një të vërtetë të hidhur dhe me një kosto edhe më të hidhur: klasa politike në vend dhe administrata publike janë dy nga dështimet më spektakolare dhe më dramatike të pluralizmit shqiptar.

Në rastin e parë, ka vetëm një grusht të tkurrur politikanësh profesionistë, të shoqëruar nga një mori e pafundme fytyrash anonime që venë e vijnë në sallonet e politikës pa kuptuar as pse janë aty, as pse i kanë çuar aty dhe as se çfarë duhet të bëjnë aty përveç ngutit dhe ngulmit për të zgjidhur halle personale, për të pasur shumë më shumë para në xhep dhe për të dalë në televizor të enjteve të seancave parlamentare. Pakkush nga ata që pretendon se ka mbishkrimin politikan mbas shpinës në kostum, ka ndonjë minimum ideje se çdo të thotë të bësh politikë, të prodhosh politikë dhe të jesh pjesë e politikës, më shumë se të bëjë ndonjë listë fatlume punësimi në rastin e të qenit në pushtet dhe mbushjes së autobuzëve me protestues në rastin e të qenit në opozitë. Por ka edhe më keq se kaq. Shumë më keq se kaq sepse një pjesë e tyre, madje, janë ose pjesë e botës së krimit, ose të ardhur nga bota e krimit, ose të financuar direkt nga bota e krimit. Në këtë bashkëjetesë mes profesionistëve që janë gjithmonë e më të pakët dhe anonimëve gjithmonë e më të shumtë, askush nuk ka mbetur pa marrë racionin e baltës dhe pa shkelur me vullnet ose jo në baltë e pafundme që prodhohet çdo ditë në Tiranë. Sot është bërë e qartë për gjithkënd se është tejkaluar masa kritike. 25 vjet më parë është bërë revolucion për të zhdukur një klasë politike kriminale, të atrofizuar e të degraduar; sot është e nevojshme që brenda sistemit të bëhet evolucioni i një klase politike që gjithashtu ka degraduar. Në mungesë të mjeteve, ajo duhet të rishpikë vetveten. Pak a shumë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për administratën publike, cila nuk është e tillë sepse është thjesht dhe ende një administratë politike. Që dje duhet të mbushte sheshet për mitingjet festive të njërës palë, sot duhet të tregojë devotshmëri dhe besnikëri ndaj palës tjetër në politikë. Me shpirt në dhëmbë dhe kapur me thonj e dhëmbë mbas mureve të zyrës, një pjesë e madhe e saj është në kërkim jo të shërbesës ndaj publikut, por të Yes-it politik për mbijetesë në zyrat publike.

Të paktën një nga partitë politike në vend dha një sinjal të fortë të hënën se do të donte ta ndryshonte një gjë të tillë. Edhe pse shumëkush do të kishte në dispozicion çdo arsye të mundshme edhe ta paragjykonte, edhe ta kritikonte si veprim dhe si akt. Apo dhe ta shihte si një sfidë të të sotmes që në fakt sheh nga e nesërmja dhe llogaritë e ftohta politike të së ardhmes së afërt dhe pak më të largët. LSI po kërkon të orientohet ndryshe në këtë klimë të përgjithshme mosbesimi dhe zhgënjimi ndaj politikës. Ajo po tenton të ngrejë gardhin e saj mbrojtës vetjak dhe po skicon diferencën e saj nga dy partitë e tjera të mëdha. Në dokumentin e prodhuar të hënën ajo përkrah dekriminalizimin, distancohet nga individë me rekorde kriminale dhe kufizon përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik për të shmangur konfliktin e interesit. Sidomos në dhjetë vjeçarin e fundit ishte kthyer në trend përfshirja e biznesmenëve në politikë. Sepse ata ishin ata që paguanin duke investuar në politikë si në biznes dhe ishin po ata që gjeneronin më pas para për të rikthyer shumëfish investimin e kryer. Ka një këshillë të vjetër e cila mund të reflektohet në shumë mënyra. Ndiq gjurmët e parave për të kuptuar çfarë është pastër dhe çfarë është pis! Transparenca e financimit të partive politike është mjeti i vetëm për të kuptuar nëse ato bëhen pema magjike e parave sipas parimit të Pinokut: mbill tre monedha që ato të shumëfishohen në në degë. Për më shumë, kjo parti premton të tregojë xhepat e saj. Ajo afron të bëjë publike të gjitha të ardhurat e saj, donacionet dhe donatorët.

E njëjta mënyrë sjelljeje edhe me të zgjedhurit dhe të emëruarit në poste politike nën siglën e kësaj partie. Atyre ju kërkohet transparencë, ligjshmëri, përgjegjshmëri, respekt për qytetarin dhe modesti para tij. E vetëdijshme që as ka gjetur ëngjëj dhe as i ka propozuar publikut ëngjëj nën siglën e saj – shpesh ka pasur edhe djaj të vërtetë – ajo propozon e vendos kufizime reale për ta. Si parime të panegociueshme dhe si një një platformë sintetike dhe gati-gati një manual etik për çfarë herë pas here nuk ka qenë etike, morale dhe politike.

Pakkush e ka lexuar qartë dhe saktë mesazhin e të hënës. Partia e tretë shqiptare kërkoi një faktorizim të ndryshëm në politikën shqiptare. Në trekëndëshin politik shqiptar, Rama, Basha, Meta, oferta e re që vjen nga kryetari i LSI-së është para së gjithash një sfidë: unë e bëra timen dhe me të mitë! Tani është rradha juaj!

Rama, kryetar i një PS-je gjithmonë e më shkumëzuese është gjithmonë e më i zënë me andrallat e qeverisjes dhe kostot e faturat e saj. Pikërisht për këtë ai ka nevojë të dëshpëruar për paqe. Paqe në maxhorancë, paqe brenda PS-së nervoze, paqe sociale në rrugë nga publiku për të vazhduar qeverisjen dhe për të pritur frutet elektorale të reformave.

Basha mbasi e zgjodhën kryetar të PD-së tani është duke zgjedhur veten si kryetar të opozitës. Edhe kritikët e shumtë të djeshëm, edhe miqtë e pakët të dikurshëm, sot e dinë mirë se çdo ditë e më shumë ai është kryetari real i PD-së. Eshtë duke u bërë i tillë, edhe përkundër hijes ende të rëndë të Doktorit në parti. Ndaj ai ka nevojë të ngutshme për paqe brenda shtëpisë së vet për të shtuar miqtë dhe për t’ju imponuar gjithmonë e më tepër armiqve.

Meta, mbasi kaloi dy-tre valë ciklike sulmesh dhe betejash, i vetëm kundër të gjithëve, tani duket se po e kërkon dhe provokon vetë betejën. Sepse më mirë se miqtë e tij, e dinë armiqtë e tij: atë e rrit lufta. Kush do ta fundosë, duhet vetëm t’i garantojë paqen! Ndaj ai vetë nga e hëna zgjodhi një lloj të ri lufte, nga e cila teorikisht fitojnë të gjithë. Për këtë sfidoi qetësisht edhe në të majtë, edhe në të djathtë. Sepse ka nevojë për luftë!

Next Post

Profili i terroristëve të Parisit, reperi, mekaniku dhe admiruesi i futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta: Qeveria financon hormone falas për transgjinorët, të sëmurët me kancer lihen pa ilaçe

Meta: Qeveria financon hormone falas për transgjinorët, të sëmurët me kancer lihen pa ilaçe

May 29, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

May 29, 2026
Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Zëvendësministrja Fino: Shqipëria ka bërë progres të lartë drejt BE-së, mbyllja e kapitujve do arrihet brenda 2027

May 29, 2026
Paralajmërimi i fortë i ish-presidentit rus pas sulmit me dron në Rumani: Përgatituni, ky është vetëm fillimi!

Paralajmërimi i fortë i ish-presidentit rus pas sulmit me dron në Rumani: Përgatituni, ky është vetëm fillimi!

May 29, 2026
Rrëzohet avioni luftarak amerikan pranë Koresë së Jugut, i treti brenda një viti

Alarm nga Kievi, Inteligjenca ukrainase ka prova se Rusia po bëhet gati për sulm të ri masiv

May 29, 2026
“Fakte tronditëse”, deputeti i PD nxjerr shifrat e INSTAT, sulmon qeverinë për boshatisjen e universiteteve

“Fakte tronditëse”, deputeti i PD nxjerr shifrat e INSTAT, sulmon qeverinë për boshatisjen e universiteteve

May 29, 2026
Vrau me çekiç gruan dhe i fshehu trupin, Gjykata e Athinës dënon me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar

Vrau me çekiç gruan dhe i fshehu trupin, Gjykata e Athinës dënon me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar

May 29, 2026
Reperi i famshëm futet zyrtarisht në politikë! Kandidon për Këshillin Kombëtar të PD-së

Reperi i famshëm futet zyrtarisht në politikë! Kandidon për Këshillin Kombëtar të PD-së

May 29, 2026
selia-blu-1

Ish-deputeti demokrat: Të bashkëjetosh në PD, duhet të bësh garë kush e do më shumë Berishën!

May 29, 2026
Sulmi në Rumani, vjen reagimi nga Kremlini: Ja si qëndron e vërteta

Sulmi në Rumani, vjen reagimi nga Kremlini: Ja si qëndron e vërteta

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In