• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Profili i terroristëve të Parisit, reperi, mekaniku dhe admiruesi i futbollit

by A R
17/11/2015 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja kush janë terroristët që sulmuan Parisin në mbrëmjen e 13 nëntorit:

Salah Abdeslam, i kërkuar: 26 vjeç, qytetar francez. Ai konsiderohet si “truri” i sulmeve në Paris. Mendohet se ai ka organizuar gjithçka. Po kërkohet aktualisht në Belgjikë. Përshkruhet si mjaft i rrezikshëm. Midis 2009 dhe 2011 kishte punuar si mekanik në një ofiçinë. Është pushuar nga puna dhe nuk dihet me se është marrë katër vitet e fundit. Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, qytetar francez. Ka patur precedentë të vegjël kriminale. Vdiq në Bataclan i vrarë nga policia franceze. Në 2013 shkoi në Turqi dhe mendohet se më pas kaloi në Siri ku iu bashkua ISIS­it. Para se të bashkohej me xhihadistët ishte një reper i njohur në lagjen e tij dhe në 2009 madje ka realizuar edhe një klip. Samy Amimour, 28 vjeç, qytetar francez. U vetëvra në sallën e koncerteve pasi shpërtheu jelekun bombë. Jetonte në Paris. Ishtë nën vëzhgim nga shërbimet sekrete franceze pasi konsiderohej si ekstremist. Edhe ai kishte qenë para disa vitesh në Siri.

Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç, vëllai i Salah. U vetëshpërthye në një kafe në rrugën Volter në Paris. Ai mori me qira një Seat të zi e cila u gjet pas sulmeve. Ka pasur disa precedentë penalë dhe ka jetuar për disa kohë në Molenbeek, Bruksel. Mohammed Abdeslam, vëllai i madh i Salah. Ka qenë i punësuar në bashkinë e Brukselit. U arrestua të shtunën në Molenbeek. Por u lirua të hënën pasi nuk kishte shenja të përfshirjes së tij direkte me sulmet e Parisit. Gjithsesi po mbahet në vëzhgim. “Siriani”, u vetëvra me jelek bombë pranë stadiumit. Iu gjet një pasaportë siriane false por nuk dihet identiteti i tij i vërtetë. Autoritetet franceze thonë se ai ka ardhur nga Greqia si refugjat.

Bilal Hadfi, 20 vjeç, qytetar francez, rezident në Belgjikë. Ka luftuar me ISIS në Siri. U hodh në erë afër stadiumit. Deri para pak kohësh ishte i apasionuar pas futbollit. Mendohet se u rekrutua përms Facebook­ut.

Mohamed Amri, 27 vjeç, u ndalua në Molenbeek. Mendohet se ka qenë personi që ka përgatitur bombat artizanale.

Hamza Attou, 21 vjeç. Edhe ai ka qenë një dnër organizatorët. U arrestua në Bruksel. Në banesën e tij u gjetën municione të ndryshme dhe lëndë për përgatitje bombash.

Abdelhamid Abaaoud, mendohet se jeton në Siri. Ka qenë rezident në Bruksel dhe mendohet se ka qenë një nga strategët e sulmeve. Para se të nisej për në Siri ka qenë pjesë e qelizës Verviers në Bruksel./ Përgatiti Amarildo Lumani

Next Post

Ja çfarë u gjet në dhomën ku u përgatitën sulmet terroriste (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In